Pas shumë përpjekjesh shpresoj akoma të gjej personin e duhur. Jam Stelina me banim prej shumë vitesh në Tiranë por me origjinë nga jugu, jam shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje, mosha të jetë 45-52 vjeç (kuptohet këto cilësi i kam edhe vetë ,asnjëhere s`do kërkoja nga tjetri ato që si kam vetë). I interesuari të lër numër telefoni vetëm në gazetë. Për sqarime më të hollësishme ja lëm takimit. Stelina.
Përshëndetje, jam Megi 20 vjeç, kërkoj një djalë emigrant në Zvicër, të jetë i gjatë dhe simpatik. Mosha ti përkasi të 30-ave. Kush është i interesuar të më lër numrin e telefonit. Ju mirëpres.
Jam një femër beqare , me arsim të lartë, simpatike , e rregullt nga të gjitha drejtimet, me kulturë , me gjatësi 1 e 60 cm , jetoj në Tiranë dhe jam në kërkim të një partneri për lidhje serioze dhe për familje. Personi të jetë në moshën mbi 50 vjeç , pa vese , me arsim të lartë, simpatik , me kulturë, me gjatësi mbi 1 e 70, me status beqar. Kush i plotëson këto kritere te lërë numrin e celularit në gazetë.