Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja si shprehet Murat Makolli, për qeverinë e koalicionit në Kosovë!

Kanë kaluar më shumë se dy vite nga bërja e koalicionit PDK-LDK. Por, janë poashtu dy vite të errësires, dy vite në të cilat Kosova nuk ka shënuar përparim në sfera të ndryshme. Vlenë të përmenden: zhvillimi i dobët ekonomik, papunësia e madhe, ngecja e njohjeve nga vendet tjera, korrupsioni, nepotizmi, e shumë gjëra tjera të dëmshme të cilat e kanë përcjellë dhe vazhdojnë të përcjellin këtë qeveri të krijuar nga dy parti politike të Kosovës, e që janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Që të dy këto parti në emërtimin e partive të tyre mbajnë fjalën ´Demokratike´, me pretendimin se janë parti demokratike. Ndërsa një parti mund të jetë demokratike, vetëm atëherë kur të respektohen parimet e demokracisë nga kryesia dhe anëtarët e saj. Këto dy vite të qeverisjes nga këto dy parti politike, janë përcjellur me shumë skandale, skandale të cilat e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Republikës së Kosovës, që kanë shpier edhe në ngecjen e njohjeve të reja, por edhe në mos-krijimin e marrëdhenieve më të mira me shtetet të cilat hezitojnë të njohin Republikën e Kosovës. Janë nënshkuar me dhjetëra marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e një nga marrëveshjet të cilat dëmtojnë rëndë sovranitetin e Kosovës, është marrëveshja mbi demarkacionin, e lëre më që liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës nuk do të mund ta gëzojnë edhe pas qindra premtimeve të bëra nga dy liderët kryesor të këtyre dy partive politike. Nga Qeveria e tanishme, Diaspora nuk është duke e gëzuar asnjë të mirë edhe pse diaspora gjithnjë është angazhuar në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës, por edhe duke kontribuar në zhvillimin e saj ekonomik. Mungesa e planeve strategjike për involvimin e Diasporës në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, ka bërë që Diaspora të mos përfaqësohet denjësisht. Se sa do të zgjasë jetëgjatësia e kësaj qeverie, mbetët të shihet gjatë muajve në vijim. Zërat e shumtë brenda partive të koalicionit tregojnë se zgjedhjet e parakohshme mund të mos jenë larg.

Autor: Murat Makolli Kryetar i Degës së AAK-së në Hessen

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjakmarrja godet sërish. Familja, që ka frikë të dalë në rrugë!

Next Post

Kristina Marku, bijë e Shqipërisë etnike!

Advertisement