Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjakmarrja godet sërish. Familja, që ka frikë të dalë në rrugë!

15045698_10211480978648246_688704283_n 15057945_10211480978088232_1127899964_nNë trojet shqiptare,prej motesh me radhë gjejnë vend e futen në familje kanunet dhe më i rrezikshmi  edhe ai i Lekë Dukagjinit, që vret edhe në ditët tona, duke sfiduar dhe ligjet e kohës. Kjo tabu i rëndë është mbartur mes shqiptarëve me dhimbje e barrë peshuese, për vetë faktin se shteti shqiptar për gjatë historisë së tij ka qenë i brishtë. Është e vështirë të ndërmarrësh një studim, apo të hedhësh hipoteza për të drejtën zakonore, pasi jo vetëm shqiptarët dhe jurisprudenca, por dhe studiues të huaj ende nuk kanë dalë në një konkluzion definitiv përsa i përket të drejtës zakonore shqiptare, që bazën e ka te kodifikimi, Kanuni i Lekë Dukagjinit. Këto ligje të heshtura janë trashëguar nga brezi në brez, dhe sot ato janë aktivë në shumë treva shqiptare. Baza e burimi në kanunet tona është morali i mirë, zakonet që janë trashëguar nga të parët, arritën të përmblidhen në një kanun. Më e frikshmja, qëndron në faktin së kanuni nuk rri në rafte librash, por në memorien e shqiptarëve dhe në çdo hap që hedhin shqiptarët “modernë”, kanuni ka forcën e tij të heshtur. Dhe drama fillon pikërisht këtu kur kjo tabu zgjohet në ndërgjegjen e njerëzve dhe shndërrohet në një përbindësh duke vrarë jetë njerëzish edhe të pafajshëm. Nderi vlerësohet si një nga vlerat që paguhet vetëm më gjak (që do të thotë nëse preket nderi) kanuni të detyron që të hakmerresh. Gjithashtu sanksionet penale të kanunit venë nën gjakmarrje problemet e pronësisë dhe të besës së thyer, por nën gjakmarrje janë vetëm burrat. Të tjerët janë të detyruar të ngujohen në kullat e tyre. Ndonëse e drejta penale në vendin tonë ka ekzistuar, gjithmonë është sfiduar nga kanuni i Lekë Dukagjinit, përsa i përket gjakmarrjes. Sot në kodin penal është hequr dënimi me vdekje, kanuni vret përsëri, pra nuk ka as reformim dhe as civilizim për shumë krahina përsa i përket kanunit. Rastet e gjakmarrjes janë të shpeshta, por dramat që sjell hakmarrja janë të paimagjinueshme. Kështu është edhe historia e D.K nga Tropoja, i cili në një letër të tijën që kërkon ndihmë, na tregon sesi është rrahur e masakruar e shoqja e tij L.K dhe sesi jeton në tmerr nga frika e gjakmarrjes, duke ditur se kërcenohen me jetë, çdo ditë që kalon. Këto ngjarje kanë pothuajse një vit që janë bërë shumë të shpeshta, të frikshme. Kanë ndjekur gruan time duke dalë nga puna, më dërgojnë mesazhe në rrjetet sociale, më përmendin emrat e  familjes që duan të më vrasin. Dua t’ju tregoj ngjarjen që më ndodhi  në verën e këtij viti, duke më rrahur bashkëshorten, duke e bërë gjak me shkelma e grushta, në vendin e punës por edhe në shtëpinë e prindërve të saj, në mesnatë, I kanë hyrë në shtëpi dhe kanë përdorur aq dhunë sa ajo ka ndenjur në spital vetëm sa e e kanë mjekuar dhe e kanë çuar në shtëpi, e është mjekuar për javë me rradhë në shtëpi nga shoqe të saj infermiere, as në spital nuk guxonte të rrinte nga frika. I kam denoncuar në organet përkatëse por nuk kanë marrë asnjë dënim, askush nuk është gjetur si fajtor, sepse askush nuk e di se kush janë, njerëz të mbuluar dhe me emra fiktivë, që dërgojnë mesazhe kërcenuese në emrin tim dhe të djalit tim. Kjo vetëm, sepse familja e nuses time, është në gjak me një familje tjetër. Ende sot e kësaj ditë, bashkëshortja ime ka shenja në trup, ajo nuk pushon së qari çdo natë, sepse dhemb shpirti kur mendon se çfarë mund të ti bëjnë familjes, gjësë më të shtrnejtë në botë. Rasti i dytë që kanë përdorur dhunë të tmerrshme ndaj bashkëshortes time ka qenë në vjeshtën e këtij viti, në shtator dhe pas gjithë këtyre dhimbjeve që na kanë shkaktuar unë nuk di më se kujt ti drejtohem. Prandaj, ju dërgoj edhe juve këtë letër, sepse ndihem i kërcenuar familjarisht. Nuk llogarisin asgjë, vetëm të çojnë atë që duan aty ku duan. Ju lutem më ndihmoni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ergi dhe Kejdi..."kampionët" tanë të përjetshëm!

Next Post

Ja si shprehet Murat Makolli, për qeverinë e koalicionit në Kosovë!

Advertisement