Arkeologët kanë zbuluar se faraoni egjiptian, Tutankhamoni, është varrosur së bashku me një kamë, të përbërë nga metali i një meteoriti. Kërkuesit italianë dhe egjiptianë thanë se kama kozmike është vënë pranë trupit të mumifikuar të faraonit 18 vjeçar, mbase me shpresën se do ta mbronte atë në jetën e përtejshme. Një ekip shkencëtarësh përdorën një teknikë të quajtur “spektrometria me rreze X fluoreshente” për të analizuar armën pa e thyer, gjë që i bëri të dilnin me përfundimin e tehu i saj është i përbërë prej material metoriti. Arma është përshkruar si “një kamë e artë, e zbukuruar me dorezë kristali” dhe është e ekspozuar në Muzeun Egjiptian të Kairos. “Raporti i nikelit dhe kobaltit në tehun e kamës është i njëjtë me atë të meteoritëve prej hekuri”, tha një studiues.
Varri i Tutit përmbante edhe objekte të tjera, të lidhura me kozmosin. Faraoni i ri kishte një hajmali në formë brumbulli, që mendohet se është bërë me një lloj xhami të gjetur në një zonë të humbur të shkretëtirës libiane, që është formuar nga përplasja e një meteoriti në sipërfaqen e Tokës.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)