Më në fund i jeni futur vrapit, ai ju pëlqen. Tani doni të njihni frekuencën ideale për të përfituar në maksimum nga ky sport dhe për të bërë përparime. Ja cila është ajo.
– Cila duhet të jetë frekuenca e vrapimit kur je debutant?
– Vrapi është një sport kërkues që ndikon në ritmin e zemrës, muskujt dhe tendinat. Kështu, në fillim, nuk duhet të vraposh shumë shpejt, sepse mund të lëndohesh ose mërzitesh! Rregulli i artë është progresiviteti dhe rregullsia. Më mirë të bësh 20 minuta vrap tre herë në javë, se një herë të vetme dhe një orë. Duke vrapuar rregullisht, ju do të mësoni zemrën dhe organizmin tuaj ndaj përpjekjes që kërkohet gjatë vrapit. Fillojeni pra me vrapime dy-tre herë në javë, duke respektuar gjithmonë të paktën një ditë pushimi ndërmjet seancave të vrapit. Në fillim fillojeni me 20 minuta dhe seancat do të shtohen progresivisht për të arritur 45 minuta dhe më në fund do të arrini të bëni 10 km vrap.
– Me çfarë frekuence duhet vrapuar për të bërë përparime?
– Në rast se doni të bëni përparime dhe të mos kënaqeni me një vrap të së djelës, atëherë duhet të organizoni më mirë seancat e vrapit dhe të shtoni frekuencën e stërvitjes suaj. Për të përparuar në këtë fushë, duhet të bëni tre herë vrap në javë. Këto tre seanca janë të domosdoshme për çdo vrapues që do të bëjë përparime: Një seancë do të shërbejë për të punuar mbi shpejtësinë, një seancë me intensitet të ndryshueshëm për të punuar mbi intensitetet e ndryshme gjatë të njëjtës seancë dhe një me vrap me distancë të gjatë, kohëzgjatja e të cilit do të ndryshojë sipas objektivit tuaj (5 km, 10 km, gjysmë maratone, etj). Nëse jua lejon koha, mund të vraponi katër ose pesë herë në javë, por gjithmonë duhet të respektoni një lloj progresivteti në mënyrë që të mos lëndoheni, apo lodheni. Nëse ndjeheni shumë të lodhur, ose ju dhembin muskujt, apo kyçet, lëreni seancën për më vonë, ose eliminojeni fare.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)