Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Prona që vrasin
Brisi dhe Anisa: Të fshehtat e velinave të reja të “Fiksit”
Anxhela Peristeri: Pse rri vetëm?

Brisi dhe Anisa: Të fshehtat e velinave të reja të “Fiksit”

Ndërsa fytyra e “Fiks Fare” po ndryshon, velinat, Brisi dhe Anisa, do të jenë të njëjtat. Vajzat do të vazhdojnë të qëndrojnë në Fiks, këtë herë në krah të dy drejtuesve të rinj, por jo të panjohur për publikun, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Nëse doni të mësoni më shumë për lëvizjet e reja në programin e njohur investigativ dhe angazhimet paralele të vajzave, por dhe detaje nga jeta e tyre personale, atëherë mos vononi të lexoni bisedën e gjatë që kemi bërë me to.
Mia Buci: – Vajza si e pritët lajmin që, pavarësisht ndryshimeve të fundit, ju do të vazhdonit të ishit ende velinat e “Fiks Fare”?
Brisi: – Ne jemi pjesë e këtij formati prej dy vitesh tashmë të realizuar me përkushtim e sukses nga një staf I madh dhe i konsoliduar. Por formate të tilla, gjithmonë kanë nevojë për risi dhe përmirësme. Lajmin që do të ishim përsëi pjesë e këtij formati, e prita shumë mirë për vetë faktin që na u besua ne ky rol, pavarësisht ndryshimeve të shumta që u bënë. Për më tepër, është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e një emisioni të rëndësishëm siç është “Fiks Fare” apo e gjigandit “Top Channel”.
Anisa: – Të lumturaaa…! (Qesh) Të lumtura nga fakti që këtë vit do të jemi ne të vetmet velina të “Fiks Fare”. Ndihem me fat që jam pjesë e këtij emisioni, ndaj do ta përkufizoja pa mëdyshje si një ndër eksperiencat më të bukura, që besoj se do të mbetet gjatë në kujtesën time edhe në të ardhmen.
– Çfarë ndikimi pati tek ju fakti që drejtuesit e Fiks-it do të jenë të tjerë tashmë?
Brisi: – Nuk pati ndonjë ndikim të veçante, sepse ne jemi njohur më parë me prezantuesit e rinj, gjatë një tjetër program, siç është “Pa Limit”, gjë që do të thotë se ata nuk janë krejtësisht “të rinj” për ne. Por, nuk është e vështirë të përshtatesh me frymën pozitive që ka stafi dhe me njerëzit e mirë që përbëhet ai.
Anisa: – Ky fakt nuk është se krijoi ndonjë habi tek unë, pasi prej kohësh diskutohej që do të kishte ndryshime në “Fiks”. Madje, shpeshherë bëheshin edhe audicione. Thjesht pritej momenti i duhur për një ndryshim të duhur.
– Me cilin nga prezantuesit e mëparshëm ishit afeksionuar më shumë?
Brisi: – Një periudhë të gjatë ne kemi qenë në ekran çdo të premte me Albana Osmanin dhe Doktorin. Për pasojë dhe afrimiteti me ta ishte më i madh. Por kemi punuar edhe me Fiori Dardhën dhe Doktorin gjatë sezonit të kaluar ku shfaqeshim në ekran nga e hëna në të enjte. Edhe Fiori është e mrekullueshme. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë me ne, na kanë ndihmuar e na kanë mbështetur. Doku është i dashur dhe i sjellshëm me të gjithë, por personalisht, ndoshta dhe nga fakti që kemi punuar për një kohë më të gjatë me të, jam më e afeksionuar me Albanën.
Anisa: -Me secilin prej tyre kam krijuar një marrëdhënie të veçantë. Të punosh me ta, gjithmonë ka qenë kënaqësi. Fiori është siç ka emrin, i thoja gjithmonë “lule”, mjaft inteligjente, e shoqërueshme, e qeshur gjithmonë. Doktori është unik, plot dije dhe mjaft i talentuar. Gjithmonë më bën të qesh me batutat e tij. Personat që e njohin nga afër, e kuptojnë vërtet se sa vlera ka dhe se sa pozitiv është. Albanën, preferova ta lë për në fund si ëmbëlsirë që është. E lindur për television, do të thoja. Një ndër prezantueset më të zonja që kemi. Përveçse e bukur dhe e zgjuar, është e kompletuar në tërësi.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Prona që vrasin

Next Post

Anxhela Peristeri: Pse rri vetëm?

Advertisement