Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Orena Bici: Fama tani blihet me para

Orena Bici ose siç njihet si Ori e “Al Pazar”, vjen me një rrëfim sa të veçantë po aq edhe të bukur dhe me nota humoristike, ashtu si profesioni i saj, por edhe ashtu siç është në jetën e përditshme, e qeshur dhe plot energji pozitive.

 Fabjola Kuburi:- Ori përshëndetje, me pushime në det, në mal, ku je tani që jeni pushim në “Al Pazar?

Orena Bici:- Momentalisht jam në det, po thuajse të gjithë verën e kam kaluar në det, sepse e dua detin, më jep një ndjesi qetësie.

Advertisement

– Si do jetë sezoni i ri i “Al Pazar”, apo ende jeni me pushime?

– Di që sigurisht, do ketë risi, si çdo sezon por nuk mund të them më tepër, sepse jemi ende në sezon pushimi. Shumë shpejt do fillojmë dhe do zbulohet gjithçka për “Al Pazar” dhe sezonin e tij të ri.

– U bë kohë që je bërë pjesë e trupës së Alpazar, si ndihesh?

– Po, tashmë prej dy vjetësh jam pjesë e “Al Pazar” dhe ndjehem shumë mirë. Është diçka që unë e bëj me shumë dashuri dhe kënaqësi dhe do vazhdoj ta bëj njësoj, pse jo edhe më shumë.

– A jeni ju, aktorët e “Al Pazar”, gjithmonë me humor?

– Të jesh aktore humori, jo domosdoshmërisht do të thotë se të jesh gjithmonë në humor, por notat humoristike na karakterizojnë, ndoshta pak më shumë.

– A mendon se fama është para dhe arrihet me para?

– Së fundmi, po del dhe që blihet me para, kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe të blesh famën me para, por nuk mendoj se fama është para.

– Ty të duket se ke arritur goxha fame, apo ende jo?

– Jo, nuk mendoj se kam arritur famën e madhe që të gjithë janë në kërkim dhe nuk jam as në kërkim të saj.

– Euforia zakonisht është sunduese tek aktorët e humorit, po tek ty gjen vend?

– Mund të them që jam tip gazmor!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gea, velina që bën kokat të kthehen!

Next Post

Më kanë lënë gjysmën e pronës pa regjistruar!

Advertisement