Kur do piqen qershitë?
Mu thanë buzët.
Më mbeti peng një puthje.
Më vjen keq për Ty.
Do e paguash me qindra lutje.
Le të bëhen buzët e mija eshkë.
Kur më mungojnë qershitë
do gënjehem me pjeshkë…
Por…le ti lëmë më një anë mëritë
më thuaj kur të piqen qershitë…
Aldebaran.
Vendlindja ime…
Në këtë mbrëmje mbresat e mija duke shfletuar,
Në labirintin e kësaj nate i ngatëruar,
Ndalova tek ty, mbi ”trupin” tënd po udhëtoja,
I mallëngjyer dhe i zhgënjyer të kujtoja.
Berati im!
Mbi trupin tënd, për herë të parë, diellin takova unë me sy,
Shkronjën e parë, në klasë të parë, e mësova po tek ty,
Në Mangalemin tënd antik, ndërmjet dritë-hijes bardh e zi,
Mësova te ec, të them ”njatjeta”, të kuptoj që jam njeri.
Qyteti im!
Nga kombinati në Uznovë, shtrihet e gjithë bukuria jote,
Ndërmjet Tomorit e Shpiragut, je mrekulli e kësaj bote,
Që nga Vakëfi në Gorricë dhe nga Kalaja i qëndisur,
Të mbaj në zemër si portret dhe asnjëherë s’kam për të t’grisur.
Vend’lindja ime!
BLEDI YLLI