Pse, o Zot?
Sa e dhimbëshme!
Sapo zbresim mbi tokë,
nisim rrugën e mundimshme
për tu larguar nga kjo botë.
Vërtet do na bëjnë gjyq
për Krishtin që e “gozhduam” në kryq?
Pse nuk bën Zoti një analiz
për ata që na e vunë gjithë jetës
kryqin mbi kurriz?!
Pse u dashka të të besojmë o Zot
kur gjithë këtë rrugëtim
e lamë me djersë,gjak edhe lot?!
Aldebaran.
Kujtime
Gjithmonë jam endur mes kujtimesh
Besoj si unë e shumë të tjerë
Një ëndërr-mbartës mes thërrimesh
Që s’do të ngopet asnjëherë…
Por kjo na qenka e vërteta
Kujtime turmë mëngjes e mbrëmje
Zemra, anon më shumë nga jeta
Por e jetojmë më shumë me mëndje !
BLEDI YLLI