Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Jepu fund problemeve me kaçurrelat!
Ka nisur shiu? E kush e tha?: VIP-at e kanë nisur të parët sezonin e plazhit!
Si të përgatisësh pastrues, laps sysh, parfum, në shtëpinë tënde!

Ka nisur shiu? E kush e tha?: VIP-at e kanë nisur të parët sezonin e plazhit!

Edhe pse temperaturat kanë rënë me 7 gradë dhe sinoptikanët parashikojnë një fund maji dhe qershor herë pas here me shira, ne përsëri patëm një oaz një javor ku mundëm të shijojmë diellin dhe temperaturat e ngrohta. Duke shpresuar që ditët e nxehta të na vijnë sërish, po ju tregojmë sot për ata VIP-a që përfituan dhe mësynë bregdetin, duke lënë pak ditë zhurmën dhe asfaltin e kryeqytetit për pak diell dhe det…

 

Ilir Shaqiri

Advertisement

I pari ndër VIP-at që e nisi këtë maratonë ishte dashamirësi më i madh i detit dhe zhytjeve, balerini Ilir Shaqiri. Tajlanda ka qenë stacioni i tij për këtë fillim vere. Mund të themi që Iliri, deri tani, është VIP-i që ka kaluar pushimet më të bukura dhe më të “çmendura” nga të gjithë. Mes ujit kristal, zhytjeve që janë të preferuarat e tij, elefantëve, majmunëve e shumë mrekullive të tjera, këto momente ai i ndan me miqtë e tij nëpërmjet fotove që jo vetëm përcjellin më së miri realitetin aty, por edhe zili tek ata që i shohin, ndërsa janë ulur në karrigen e punës…

 

Marina dhe Luana

Edhe dy motrat bukuroshe Marina dhe Luana Vjollca nuk i kanë rezistuar dot tundimit për t’u freskuar në det gjatë temperaturave të larta të javës së parë të majit. Ato të dyja duket se janë të pandashme jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme. Dhe, siç shihet në këtë foto, motrat Vjollca në shoqërinë e njëra-tjetrës, janë ndër VIP-at e parë që e kanë filluar sezonin e plazhit.

 

Devis Xherahu

Ka zgjedhur Ksamilin për të kaluar ditët e para të plazhit për këtë vit. Ky vend është ndër më të preferuarit e VIP-ave tanë dhe verën e kaluar, ka qenë shumë i frekuentuar prej tyre. Devisi, veçanërisht, e ka dobësi plazhin e Ksamilit.

 

Jeta Faqolli

Jeta është ndër të parat këngëtare që ka postuar më shpejt se herët e tjera foto provokuese me bikini. Edhe Jeta, ashtu si Devisi, ka zgjedhur plazhin e Ksamilit, bashkë me mikeshat e saj.

 

Aferdita Dreshaj

Bukuroshja Afërditë, bashkë me mikeshën e saj, Tika Ivezaj, ka shkuar drejt Majamit duke shijuar në maksimum bukurinë e atij vendi si dhe duke shfrytëzuar rastin për të ekspozuar edhe linjat e tyre trupore. Pushimet mes mikeshash… gjithmonë janë të bukura.

 

Anxhela Martini

E kush do t’i fillonte më shpejt pushimet sesa vetë ajo… Anxhela Martini? Anxhela ka vizituar disa nga plazhet më të bukura edhe për shkak të punës, por me këtë rast, ka përfituar të kalojë edhe disa ditë pushimesh mjaft të larmishme.

 

Bleona pushon me prindërit

Bleona këto ditë me diell ka patur ditëlindjen, që ka zgjedhur ta festojë pranë detit. Port of Gustavia St Barth ka qenë destinacioni i saj bashkë me prindërit dhe qenin. E dimë që prisnit të thonim se ka qenë e shoqëruar nga dashuria e saj Gani, por në fakt, jo! Bleona dhe prindërit kanë kaluar ditë mjaft relaksuese në jahtin e prenotuar nga vetë ajo.

 

Albana Osmani

Jemi të sigurtë që femrat e tjera nuk i kanë zili Albanës vetëm faktin që po pushon, por edhe linjat e saj perfekte trupore. I ka gjetur edhe Albana disa ditë relaksi për veten e saj, gjatë temperaturave të nxehta…

 

Zaimina

Më shumë sesa pushime, për Zaiminën mund të ketë qenë thjesht një ditë relaksi në bregdetin shqiptar apo një kafe e shijuar buzë detit, duke e mbyllur ditën me një foto të shkrepur me pamje nga deti.

 

Lori Hoxha

Teksa sheh pushimet luksoze të Lorit, të kap një dëshirë “e çmendur” për t’u arratisur drejt detit, aty ku gjen çlodhjen dhe qetësinë e duhur. Ajo, bashkë me familjen e saj, ka vizituar disa vende të ndryshme dhe atmosferën e secilit vend e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram.

 

Stela Kotri

Ngrohjen e klimës e ka shijuar edhe prezantuesja Stela Kotri e cila është “arratisur” menjëherë drejt Nimfa Beach, nga ku na ka përcjellë këto foto që tregojnë qartë gëzimin e saj fëminor duke lozur me rërën e nxehtë dhe duke shijuar pamjen e mrekullueshme të detit.

 

Elia Shena

Saranda ka qenë “e privilegjuara” e majit, madje teksa i shihnim, na dukej sikur të gjithë e kishin bërë me fjalë me njëri-tjetrin për të shkuar atje. Edhe Elia Shena, bashkë me dy shoqet e saj, kanë marrë rrugën për në Sarandë që në mëngjesin e parë që u rritën temperaturat. Gjatë këtij udhëtimi, ato veçojnë edhe bukuritë e Syrit të Kaltër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jepu fund problemeve me kaçurrelat!

Next Post

Si të përgatisësh pastrues, laps sysh, parfum, në shtëpinë tënde!

Advertisement