– Kam parë në ëndërr sikur kisha hipur në një kalë të bardhë dhe ndihesha mirë, e lehtësuar nga streset. Më pas, pashë sikur zbrita nga kali për të shpëtuar një mace sepse po e rrihnin. Më erdhi keq e doja ta shpëtoja.
– Kali në vetvete përfaqëson energji, forcë fizike, dëshirë për të përjetuar ëndrra të bukura, forcë krijuese e dominim. Fakti që e keni parë veten të hipur në kalë të bardhë, tregon që ju i keni këto cilësi që sapo përmendëm. Do të merrni lajme të mira në lidhje me diçka që e keni për zemër dhe do të keni fat. Keni zbritur sepse keni parë një mace dhe kjo tregon që duhet të keni kujdes nga personat tinëzarë, që ju kanë zili. Ju mundoheni për mirë, por dikush mund ta përdorë këtë ndjeshmëri tuajën kundër jush, ndaj në këtë periudhë, mos bëni më shumë seç duhet për askënd dhe mos u besoni lehtë të tjerëve.
Advertisement