Dorëheqje o koalicion – kurvazon
Po shumë lot paskaM qenë në sytë e mi,
E ti o Zot bane hajr!
Nuk po qaj për dhimbjet e mia
Nuk po qaj për nënën në pleqëri
As po qaj për fëmijtë e mi
As për babain që te varri s’e vizitova
As për gjyshin që më deshti shumë
As për gjyshen me varrin në oborr
Por po qaj për atdheun
He i mjeri unë
Para botës u bëmë hor
Qysh s’u mblodhën kishe këta “patriota”
Me lanë anash t´kqija e mëni
Me zgjat doren si e zgjatin burrat
Për atdhe, për Dardani
Mu për hatrin e Shqipërisë
Fund me i dhanë përjetë hasmërisë
Sot durohet hasmi n’derë
Që prapë na vrisnin e na kanë prerë
Askush s’e do vllaun e vet
Mundohet sytë me ia nxjerrë
Kah jeni nisë o ju shqiptarë
Karagjoza e lakmiqarë
Po ju luti me lot në sy
Leni t´keqe e leni mni
Është përkul rënkon Dardania
Pse e qetë kurrë mos me qenë Arbëria
Nga sa kopila në duar i mbani
Sa s´ju thotë ju “kurvë” i thoni
Pas dy varreve që flakë po qesin
Fals përkuleni e fals cicroni
Ata të gjallë e po rrezojnë
Ju të vdekur atje pse u shkoni
Ka me u ngjall pa ju Kosova
Gjallë Ademi e gjallë Rugova
Këto t´kqija që ia bëtë atdheut
N´dashi pak me zbut hajninë
Mblidhuni sot se nesër vonë
Si në kohë e djalëri
Epni fjalë e duar shtrëngoni
Mos me pas kurrë hasmëri
Për Kosovë e për Shqipëri
Kur të bëhet i fortë atdheu
E populli t´jetojë në liri
Do t´ju qesim para gjyqeve
Me ju dhënë mësim n´pleqëri
Se atdheu kurrë s´harron
Edhe n´varr dënim dërgon…
Agim Gashi
Dashuria
Një topth i vogël ndjenjash
Që mbaj thellë në zemër
E nuk e lë të më ikë…
Sa herë që luaj me të
Kam tmerrësisht frikë
Zemërdashuruar
Nuk jemi aq larg, zemërush
Sa male e detra do kalojnë
Nuk do të rrojmë përjetësisht
Që dashurinë tonë ta harrojmë! Alban Arapi
Vetëm sonte
Kjo është sonte nata jonë
Ne të dy hëna me ne
Thellë zemrës detit Jon
Do gjejmë strehë dhe fole
Rrobat s’janë asgjë mbi trup
Digjen kur zemra merr flakë
Vetëm sonte nata jonë
Kërkon zemrat t’i përgjakë. Thodori Cerro
Heshtja flet shumë
Kur ti hesht, pjesë të tjera të trupit flasin.
Flet fytyra, më shumë flasin sytë,
Lëvizjet tua të pakontrolluara rrëshqasin,
Janë gjestet që të tradhtojnë pa të pyetë.
Heshtja jote shpreh një dhimbje.
Ajo flet shumë, po e kuptove,
Është një mënyrë për të dhënë përgjigje.
Ti nuk mund të thuash më shumë,
Edhe po fole… Marash Gilaj USA
Te burimi…
Rridhte burimi ujë të ftohtë
Gurgullonte e fliste mijëra fjalë
Sot këtu s’duket asnjë vajzë
Kot qëndron kaq vonë more djalë
Me ëndrra djali mëngjesin priti
Inatin e vonesës e mori me vete
Iku i trishtuar. Do vij prapë tha:
Do ta pres në burim derisa të tretem. X Djalë
Eja më jep dorën
Eja më jep dorën, pastaj buzën
E trupin tënd pak më vonë
Kjo mbrëmje mbi ne është ulur
Jemi të njëri-tjetrit kot nuk thonë
Hëna na shikon me xhelozi
Nata na mbështjell me hijen e saj
Fshehja jone nga bota s’është çudi
Nga ty Meri, jetën dot s’e ndaj. X Djalë.
Emigranti
S’pyete vallë për zemër nëne?
S’pyete për sy të tharë?
S’pyete për bukën e ngrohtë
për përkëdheljet në kokë.
Do të të marrë malli për zënkat
hidhërimet e ngrënjkat
për tokën e zhuritur
djalërinë i parritur.
Dera kur të trokasë
nuk do të ketë më gaz
Atë do ta kesh pas
në dhe të huaj, mos të humbasë. Daniela Nure
Në këtë botë
Në këtë botë
Ka veçse mashtrime
Zhgënjime dhe mundime
Helme që flakë të shtrijnë përdhe
Ankthe shqetësime
Mallkime poshtërsie
Brenga pafajësie
Që si kuçedër të mbërthen
Në këtë botë të egër
Të vogël, të ftohtë
Të pashprese ku copat e jetës
Si varg litarësh formojnë një mister. Entela Melani