Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cila është tendenca e ngjyrave për 2016-ën?

– Përshëndetje. Kam një pyetje për arkitektin tuaj. Jam shumë e dhënë pas arredimit të shtëpisë dhe desha të marr një informacion: cilat janë ngjyrat tendencë për vitin 2016 dhe si mund të kombinohen ato me ambientin? Faleminderit.
Seldi Shehu, arkitekt: – Shpesh vihemi në dilemë se çfarë ngjyrash të përdorim në shtëpinë tonë. Përzgjedhja e një ngjyre të re është një proces që duhet marrë shumë seriozisht. Shumë kompani dërgojnë grupe ekspertësh për të shqyrtuar dhe për të dokumentuar mjedisin (kur e dimë që ai ndryshon). Më pas, ekipet bashkohen për të diskutuar dhe për të paraqitur atë që kanë parë, që i ka frymëzuar dhe tendencën që vunë re.
Një prirje në rritje për vitin 2016 është ngjyra e bardhë, që shpesh e quajnë “ngjyrë pa ngjyrë”. Katër kompanitë më të mëdha në botë e kanë vërtetuar këtë duke futur në tendencat më të fundit të bardhën dhe nuancat e saj të lehta, si: kapuçino e lehtë dhe ngjyrat e zbehta.
Hapësira e bardhë shpesh mund t’ju duket e ftohtë, por ne mund ta luftojmë këtë ndjesi, duke përdorur detaje arkitektonike dhe mobilje të hijshme, orendi të fiksuara e aksesorë të ndryshëm. Unë ju siguroj se duket shumë bukur një hapësirë kuzhine e tëra e bardhë, përfshirë mobiljet, duke e thyer këtë ambient me aksesorë të vegjël, abazhurë, por edhe karrige.
Ngjyra kapuçino është një e bardhë e butë që shkon më së miri me ngjyrime të ngrohta, por duke përdorur kontraste me mobilje në ngjyrë të errët. Kjo është një zgjedhje e mirë nëse doni të rrisni ndriçimin dhe hapësirën e ambientit tuaj. Ajo imiton më së miri shkëlqimin e ngrohtë që merrni nga një ditë me diell.
Ata që duan një përzierje të ngjyrave në dhomë dhe që nuk janë tifozë të dritës e të hapësirës, mund të provojnë të bardhën neutrale të kombinuar me grinë dhe kafen. Kjo e bën një hapësirë vizualisht interesante, të ngrohtë dhe mikpritëse, pa qenë nevoja që të përdorim ngjyrat e modës së fundit. Një bonus për shtëpitë neutrale është se ato nuk dalin kurrë nga moda. Për dashamirësit e ngjyrave të forta këshilloj të përdorin të bardhën e pastër, duke e thyer atë me objekte me ngjyrë të fortë. Ngjyra e bardhë e lejon përdorimin e ngjyrave të forta duke i dhënë një shkëlqim të veçantë ambientit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund ta fitoj gjyqin për atësinë e fëmijës?

Next Post

Çfarë kuron kërpudha tibetiane?

Advertisement