Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta dobësoj barkun?

– Ju lutem, instruktor, a mund të na thoni disa ushtrime vetëm për barkun? Ju lutem të na i ilustroni me fotografi sepse unë stërvitem në shtëpi. Kam trup të rregullt, por me barkun kam probleme; nuk po arrij dot ta ul fryrjen e të heq dhjamin. Doja disa ushtrime që ta dobësoj barkun më shumë.
Mario, instruktor: – E kuptoj shumë shqetësimin tuaj, sepse shumë femra e kanë problem pjesën e barkut. Përveç celulitit, ky është problemi më i madh te ju dhe më i vështiri për të arritur formën që dëshironi, pra, të keni një bark të dobët, me muskuj të tonifikuar. Një pjesë e mirë e femrave shëndoshen më shpejt në bark sesa në pjesë të tjera të trupit. Unë do t’ju jap disa ushtrime që po i realizuat siç duhet në shtëpi për 5 ditë në javë rresht, do të shikoni rezultate fantastike. Kuptohet, pasi të keni bërë të pakten 30 minuta kardio, vrap, biçikletë ose edhe thjesht ecje jashtë në natyrë. Më pas kushtojuni 20 minuta vetëm ushtrimeve për barkun. Pra, pasi të keni bërë 30 minutëshin kardio, vazhdoni me ushtrimet e barkut të cilat janë:
– Ushtrimi i parë: Qëndroni në pozicionin shtrirë në dysheme me kurriz, si në figurën 1. Siç jeni në atë pozicion, ngrini njërën këmbë dhe bashkojeni me dorën e kundërt, pra: këmbë e djathtë, dorë e majtë. E njëjta gjë vlen edhe për këmbën tjetër. Bëjeni këtë ushtrim 5 herë nga 8 lëvizje për secilën këmbë. Në këtë ushtrim, kontraktohen shumë muskujt e barkut.

clip_image002

– Ushtrimi i dytë. Siç e shikoni në figurë, duhet të qëndroni në pozicionin si kur jeni duke bërë pompa, por me ndryshimin e vetëm që duhet të rrini në bërryla, me shpinën drejt, jo të harkuar. Qëndroni kështu për 60 sekonda. Bëjeni dy herë këtë ushtrim. Ky ushtrim vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit, por veçanërisht të barkut dhe forcon mesin. Ky ushtrim këshillohet gjithmonë e më shumë kohët e fundit dhe po bën mrekullira te të gjithë ata persona që duan bark të tonifikuar dhe pa dhjamë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djepi i kuq

Next Post

Ç’do të thotë të jesh shkëmbyes çifti?

Advertisement