Pas ndeshjes me Francën, të rrallë ishin shqiptarët frankofonë, përdorues të Facebook që nuk qeshën dhe i dhanë « like » skeçit të një francezi të quajtur Zhil Belatre (Gilles Bellatre), ku ai u shpjegonte me shaka francezëve se cilët ishin shqiptarët, kundërshtarët e tyre në grup. Kështu bëra edhe une, i dhashë like, madje edhe e shpërndava atë skeç të bukur homoristik, por « sëmundja profesionale » e gazetarit nuk më la pa i dërguar Zhilit një mesazh në Facebook ku e përgëzoja për skeçin dhe i kërkoja një intervistë për gazetën…
Artan Kristo – Urime për skeçin. Ishte shumë i këndshëm. Do thyejë rekorde në Facebook, më duket. Deri tani, brenda pak orësh nga publikimi ka patur rreth 300 mijë shikime brenda si dhe rreth 4 mijë shpërndarje kryesisht nga shqiptarët.
Zhil Belatre : – E di, kam patur dhjetra mesazhe e komente nga shqiptarë, nga e gjithë bota. I falenderoj dhe përshëndes të gjithë….
– Jam shumë kurioz për pjesën shqip të skeçit. Shqipja është perfekte. Ti e bën edhe zërin e shqiptarit, apo ndonjë dublant nga Jugu i Shqipërisë?
– Jo, unë flas në skeç, edhe shqip edhe frëngjisht…
– Mos më thuaj se ti ke shkruar edhe tekstin… Nuk besoj t’i njohësh kaq mirë shqiptarët. Apo ke ndonjë lidhje me ta ?
– Jo, unë e kam shkruar edhe tekstin… Në përgjithësi, unë i shkruaj vetë të gjitha tekstet e skeçeve te mia, që mund t’i shikoni në Facebook, apo në Youtube në kanalin tim…
– Zhil Belatre është emri juaj i vërtetë ?
– Jo, Zhil Belatre është emri i personazhit që unë luaj nëpër skeçe… Zhil është vetja ime e dytë, kopja ime, është emri im artistik, si të thuash….
– Po cili është emri juaj i vërtetë?
– …
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë neser në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)