Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Krijimet tuaja...
Grupi muzikor “Rinia” Emocionin, s’mund ta ndash nga kënga
Dashuriçkat e motrës më ndanë nga burri

Grupi muzikor “Rinia” Emocionin, s’mund ta ndash nga kënga

– Përshëndetje, grupi “Rinia”. Jeni po aq të rinj sa keni dhe emrin e grupit?
Grupi muzikor “Rinia”: – Po, mund të quhemi një grup i ri muzikantësh, i sapoformuar, kemi 3 vjet që kemi filluar të merremi me muzikë. Ndonëse punojmë në lokale apo në gëzime familjare, relativisht jemi ende të rinj, si vetë emri i grupit, por shpresojmë të gjejmë mbështetjen e duhur te publiku. Ne jemi 5 vetë, këngëtarë David Smajli dhe Orentina Daci, tastierë Anxhelo Frroku, klarinetë Shpëtim Daci dhe bateri, Xhuljan Nikehasani.
– Ju realizoni dhe këndoni këngë popullore, por edhe të lehta, sipas dëshirës së publikut që ju ndjek. A është e lehtë t’i bëni të gjitha zhanret?
– Është e vështirë të hasësh në muzikantë të mrekullueshëm dhe të vërtetë. Ka muzikantë që i bëjnë shumë mirë këngët e lehta, ka nga ata që i realizojnë shumë mirë ato populloret. Kur bashkon të dyja, nuk diskutohet që ka vështirësi, por edhe rezultati është shumë i mirë.
– Me klipet, si i keni marrëdhëniet?
– Edhe pse nuk na mungon dëshira, ka disa elemente të tjera që na pengojnë për të realizuar një klip ashtu siç ne dëshirojmë. Ndoshta do vijë në kohën e duhur. Me punë dhe vullnet arrihet gjithçka.
– Ju mendoni se shumë klipe sjellin konsumimin e shpejtë të një këngëtari ose grupi, apo është e kundërta?
– Kam përshtypjen që duhet të vish në ekran kur ke diçka vërtet shumë të bukur për të sjellë për publikun tënd. Nuk e diskutoj që është mirë edhe të sjellësh sa më shumë këngë apo klipe.
– Cili zhanër është më i kërkuar nga dashamirësit tuaj?
– Të gjitha zhanret janë të bukura, ama kemi gjak shqiptari dhe shqiptarët duan muzikë popullore, ajo ua mbush shpirtin dhe zemrën me qetësi e lumturi.
– Ku qëndron e bukura dhe e vështira gjatë të kënduarit live për orë të tëra?
– E vështirë është sa të duash sepse ka lodhje të madhe, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme kur të duartrokasin, të vlerësojnë dhe kur merr urime nga më të bukurat. Kjo është kënaqësi më vete.
– Muzika për ju është një kënaqësi shpirtërore, një pasion, apo pasuri materiale?
– Kënga për ne është dashuri, është kënaqësi, është pasion shpirtëror. Ana materiale është një stimul për punën që bëjmë.
– E keni menduar deri kur do të merreni me muzikë?
– Deri kur të kemi mundësi fizike dhe shpirtërore për ta bërë.
– Çfarë problemesh mendoni se ka muzika shqiptare?
– Vlerësojmë shumë faktin që muzika shqiptare u jep hapësirë artistëve të rinj, por ka një problem kryesor: tregu muzikor shqiptar nuk ofron krijimtari me nivel të lartë artistik. Muzika është bërë komerciale dhe vetë këngëtarët po humbasin origjinalitetin e tyre. Por, gjithsesi, muzika shqiptare ka evoluar goxha dhe ka më shumë vend për këngëtarë të rinj që vërtet e duan dhe e vlerësojnë atë.
– Emocionet të japin nxitje për të kënduar apo kënga jep emocion?
– Asnjëherë s’mund ta ndash emocionin nga kënga. Aty ku ka muzikë, ka shpirt, ka emocion.
– Çfarë do të thotë për ju, të merreni me muzikë?
– Të jesh këngëtar apo muzikant është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse duhet të jesh në nivel dhe të kesh aftësi të përcjellësh te publiku emocion. Me zërin tënd apo me tingujt e instrumentit, duhet të shkëputësh çdo individ nga realiteti dhe ta vendosësh në tingujt e magjishëm të muzikës. Duhet t’i bësh të tjerët të gjejnë veten te muzika që dëgjojnë.
– Ju keni punuar edhe jashtë Shqipërisë. Cili është vendi apo ambienti ku jeni ndier si në shtëpinë tuaj?
– Po, është e vërtetë që kemi punuar në Kosovë e Maqedoni dhe na kanë pritur mjaft mirë. Mund të themi se kudo ku kemi punuar jemi ndier si në shtëpinë tonë.
– Më thoni tri gjëra që i keni të domosdoshme në jetë…
– Vetë jetën, familjet tona dhe muzikën. Këto janë të domosdoshmet, pastaj të tjerat vijnë vetë. (Buzëqesh)
– Ku janë fokusuar ambiciet tuaja?
– Do punojmë për të arritur nivel në muzikë sepse është ajo që duam të bëjmë. Kemi nevojë për mbështetje nga publiku me duartrokitje nga ata që janë të pranishëm në mbrëmjet ku na kanë ftuar.
– A ka diçka që do të shtoni? Kemi harruar ndonjë detaj për në fund?
– Duam të përshëndesim të gjithë kolegët tanë, kudo që ndodhen, si dhe publikun. Ju falënderojmë përzemërsisht për intervistën dhe ju urojmë suksese. Respekte për të gjithë nga grupi muzikor “Rinia”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Dashuriçkat e motrës më ndanë nga burri

Advertisement