Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Motiv i zjarrtë

Do të të mbaj unë ty patjetër
Sepse ti flet në timin shpirt
Të kam ty muzën më të vjetër
E çdo ditë zemrës ma bën flirt!

S’të iki dot. Edhe nuk dua
Le të jem rob i shpirtit tënd
Ti je motiv i zjarrtë për mua
E të të humb s’e kam ndërmend…

Advertisement

Ti e njeh mirë gjithë botën time
Atë që unë s’e njoh aq mirë
Dhe në momentet më intime
Ti je pasion, vullkan, dëshirë!

Vërshoj me vrullin e një rrëkeje
Kur ndesh ata, të buk’rit sy
Jeta ime filloi pranë teje
Le të mbarojë e gjithë aty!

Do të të mbaj në pëllëmbë të dorës
Me t’mijat puthje ditën të nisësh.
Njeriu është, si punë e orës
E ti di mirë të më kurdisësh! Bledi Ylli

Trutë në erë

Ngrita dorën të kap qiellin
E veç lart e mbaja kokën.
E kështu për lart u nisa
Por papritur humba tokën!

Humba tokën miq të dashur
Farë e fis edhe komshinjtë
Si të fluturoj drejt Tokës
Pa i bërë përshesh turrinjtë?!

Dhe turinjtë përshesh i bëra
Por dhe vura mend në kokë
Sepse njerëz përfundova
Jo përmbi, por thellë nën Tokë!

Dhe tani e shoh prapë qiellin
Por s’kërkoj ta prek me dorë
Se nuk do dhe shumë njeriu
Kokër gruri mendje gjorë!

Pastaj, që të prekësh qiellin
Qenka thjesht një metaforë! Bledi Ylli

Fjala ime!

Fjala ime, sa herë gjen burime,
shtegton e pastër nëpër dredhime,
shëmbëllen jetë e përjetime,
e çon shpresë ndër mendime jetime.

Në shqotën e kohëve që shkuan,
në zymtësi e shkretëtirë pa perëndime,
ti e gjete muzën që shkrepi prapë agime,
në ato vezulluese frymëzime.

Kurrë nuk mbete shurdhmemece,
ndonëse e mbështjellë prej pluhurit,
do të të duan një kohë, do jesh e varur,
si leckë mbi plagën e hapur!

Fjala ime, mos u çapit udhëve,
edhe kur të mos jem, diku do jem,
kundro botën si një vend parajsor,
dhe kthehu nga erdhe, në gjirin atëror. Isidor Koti

Më mrekullon

Ëmbëlsisht ndihem mirë te ti,
Kur trupi yt ngrohtësi më dhuron.
Me emocionet e forta që ke ti.
Shuan llavën sa nuk është vonë.

Ngrohmë me nxehtësinë e pashuar,
Kur ti puth e klith me zë bilbili,
Në strofkën tënde, pambuk i butë.
Në një shtrat me petale trëndafili.

Të puth, të përkëdhel në buzë e faqe
Në shpirtin e trupin që më ka lulëzuar,
Kur marr nga ty ndjesinë e paqes,
Teksa trupat shkrihen duke dashuruar.

Të ndjej në kulmin e kënaqësisë,
Përvëlimin e llavës që vlon në lakuriqësi.
Je i gjithë imi, që më mrekullon,
Me zjarrin brenda, prush e shkëndijë… Luljeta Gj. Pashollari

Plagë

Të pashë dje krejt rastësisht
Menjëherë rrugën ndërrova
Zemra nis të rrahë sërish
Kot mendoja që të harrova!

Kokën pas kthej, të shikoj
Fshehurazi pa më kuptuar
E një zjarr në gji m’pushtoj’
Dashuri e pashijuar!

Mendja ndali nuk punonte
Lotët rridhnin pa pushim
Jetë pa ty s’mund të ekzistonte
Je një plagë që s’ka shërim! Xhesina Duraku

Dritë e frikësuar!

Po shndrit dritë e frikësuar,
drita që duam natë e ditë,
e ditë e natë, pa sahat,
sikur çdo gjë të ishte dritë.
Kështu, të kaluarën do ta kishim harruar,
ndonëse çdo trishtim e lë një portë hapur,
sepse e tashmja nuk është më e mira,
prandaj e ardhmja del vetëm nga vullnetet tona.
Me dritë nuk do të ishim pa vaj, as pa lot,
as perëndimi nuk vjen ashtu kot,
drita e lartë mbush e zbraz tokën sot e mot.
por ne jemi poshtë, oh, sa poshtë!
Në centralin e ndërgjegjes nuk ka punëtorë,
me siguri, i ka zënë gjumi!
nuk po bie asnjë alarm që t’i zgjojë,
nata vazhdon, ne shohim ëndrra të zbehta! Isidor Koti

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ertila Koka: Ka ardhur në kohën e duhur...

Next Post

Grupi muzikor “Rinia” Emocionin, s’mund ta ndash nga kënga

Advertisement