Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Sarasvatiçandra” Sarasi dhe Kumudi bëjnë dashuri

Ndërsa zhvillohet ceremonia e martesës së Sexhalit, Kumudi i thotë Sarasit që, nëse ka guxim, le t’i propozojë në sy të të gjithëve. Sarasi del para të gjithëve dhe i thotë Vidias se ka për të thënë diçka që ka lidhje me Kumudin. Ai thotë se kur i tha “jo” propozimit të të atit për t’u martuar me Kumudin, as që e dinte emrin e saj dhe se kishte vendosur të mos martohej që të mos provonte një dhimbje tjetër si ajo që provoi kur humbi të ëmën…

Sarasi fejohet me Kumudin
Sarasi thotë para të gjithëve se kishte ardhur në atë vend për t’i thënë drejtpërdrejt “jo” Kumudit, por sa më shumë përpiqej të largohej prej saj, aq më i lidhur ndihej me të dhe se filloi ta dashuronte. Ai thotë se tashmë dëshiron të ndajë gjithçka me Kumudin dhe se ka vendosur të jetojë me të. Këto fjalë e lumturojnë Kumudin, por në të njëjtën kohë shokojnë Gumanin. Dogba i jep atij bekimin e saj. Sarasi i kërkon Vidias dhe së shoqes dorën e Kumudit. Edhe babai i Sarasit i kërkon babait të Kumudit dorën e vajzës së tij për të birin. Vidia i thotë Sarasit se ka patur gjithnjë besim tek ai dhe pranon. Kumudi është ekstremisht e lumtur, ndërkohë që Gumani po zien nga inati. Dogba i thotë asaj se Sarasi ka folur me gjuhën e nënës së tij dhe se tashmë, ajo po i mbron fëmijët e saj prej Gumanit.

Mamaja e Kumudit takohet me Sarasin dhe e falënderon atë për lumturinë që i ka falur së bijës. Ajo i thotë se tashmë ai është djali që ajo gjithmonë ka dashur të ketë, pas dy vajzave dhe i kërkon të kujdeset gjithmonë për Kumudin. Nga ana tjetër, babai i Sarasit takohet me Kumudin dhe e falënderon atë që e shpëtoi Sarasin nga frika që kishte prej lidhjeve dhe që e afroi atë me të birin. Gumani flet me të birin dhe planifikon kthimin e Sarasit tek ai, në Dubai. Sarasi dëshiron ta dëgjojë nga goja e Kumudit nëse përgjigjja për propozimin e tij është “po” dhe lë një takim me të, por Gumani e ndjek nga pas…
Ndërkohë që dhëndrri e nusja shkëmbejnë kurorat e luleve, që simbolizojnë martesën, të njëjtën gjë bën edhe Kumudi e Sarasi, në një ambient të veçuar. Ata afrohen më shumë me njëri-tjetrin, gjë që i shtyn të kalojnë së bashku në një nivel tjetër. Dy të rinjtë, të dashuruar e shumë të tërhequr pas njëri-tjetrit, bëjnë…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Belind Kelliçi nuk ka asnjë faj Nga Gani Murati

Next Post

Nuk dua ta filloj insulinën!

Advertisement