Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Në shkollë
Komedisë së reformës në drejtësi po i vjen fundi! Nga Agron Berdaj
Fitoi llotarinë

Komedisë së reformës në drejtësi po i vjen fundi! Nga Agron Berdaj

“Pranimi i të inkriminuarve politikë si factor i reformës në drejtësi paralajmëron ose dështimin plotësisht të saj, ose një pazar të turpshëm mes klaneve mafioze”

Komedisë së reformës në drejtësi po i vjen fundi . Në skenën e teatrit politik shqiptarë ,gati per tre vjet radhazi , u pa live, në skena dhe prapaskena, natyra dhe karakteri i pluralizmit politik shqiptar , agresiviteti me një intesitet të lartë i një lufte të etheshme politike ,ku kompromisi dhe konsensusi ,si gjithmonë edhe në këtë rast ishin zëvendësuar nga lufta e pamoralshme , intrigat , kurthet institucionale ,bojkotet ,nga kunderthënjet ,shpifjet dhe stisja e skandaleve të paqëna si një sfond I zi ,dhe pretekse për t’ju kundërvënë kësaj reforme . Shqiptarëve sot ,nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse, të zhytur në pezm dhe zhgënjim nga kjo klasë politike , të ëndërrojnë ,të hedhin baste si në një ndeshje futbolli, në se reforma në drejtësi do të përfundojë ose jo ,në se do të realizohet projekti i forcave politike antireformë ,apo do të pranohet varianti qeveritar, se ku mund të jenë vijat e kuqe nga ku nuk do të ketë terheqje nga të dy frontet , se ç‘rol do të lozë në finale forca e tretë politike ,në se ajo, do t’i bashkohet reformës , si ka deklaruar publikisht apo , do të fshihet nëpër skutat e antireformës , e justifikuar se po punon për konsensusin e madh? Po forcat e vogla politike ç‘qëndrim do të mbajnë ndaj reformës ? Do të vazhdojnë ato , të mbeten satelitë të aleatëve të tyre politikë, apo do të ngrihen mbi interesat partjake , për të ndërtuar nje shtet të vërtetë ligjor ,një sistem të shëndoshë politik ,një demokraci ku të sundojnë liria dhe e drejta . Por , pyetjet dhe bastet mes shqipëtarëve vazhdojnë edhe më tej . Në kushtet kur mungon konsensusi shqiptar ,deri në ç‘masë do të shtrihet presioni ndërkombëtar ,cilat do të jenë kufizimet ,masat dhe vijat e kuqe ku nuk do të lejohen të shkelin politikanët antireformë ,në se do t’u ofrohen atyre garanci dhe siguri për krimet e bëra ,në shkëmbim të miratimit të reformës? Po opozita e deklaruar si kundërshtare e reformës do të shkojë në bllok në këtë akt të turpshëm dhe antikombëtar ,apo brenda saj , do të gjenden edhe politikanë që do të kundërshtojnë dhunën dhe frymen e komandimit të lidershipit të kësa partie,duke e miratuar këtë reformë?
Meqënëse , faktori ndërkombëtar është prezent në këtë reforme dhe në kushtet kur dështimi i saj nuk duket shumë befasues , atëher, ç‘vend zë në preferencat e tyre referendumi popullor si mundësi e imponuar, por dhe shumë demokratike? Se, a nuk do të ishte kjo që në fillim të herës zgjidhja më e mirë për të shmangur këtë fëlliqësi , të pjellë nga , mafja politike shqiptare?
Para se të merrnin rolin e negocjatorit në këtë iniciativë ,me sa duket ata e nënvleftësuan , natyrën e kriminalizuar dhe banditeske të politikës dhe politikanëve shqiptarë që pa frikë duhet thënë se ata janë vetë mafja dhe krimi në shqipëri . Eksperimenti i ndërmar rëprej tyre në Shqipëri , për reformën në drejtësi ,duke ju referuar ligjeve të logjikës formale ,për shmë njerëz ,do të ishte i dështuar që pa nisur .Taktika e tyre e gabuar duke pasur si qëllim vëllazërimin e kontradiktave antagoniste ,pajtimin e të kundërtave ,ndërtimin e një bashkjetese mes djallit dhe engjëllit ,mes ujkut dhe qëngjit ,mes vrasësit dhe viktimës ,mes përbindëshit shtet dhe sklleverve të cilet , për njëzetepesë vjet kan qënë të vjedhur ,të vrarë dhe të skllavëruar prej tyre ,nuk ishte shumë e zgjedhur . A është normale dhe llogjike që vrasësve të 21 janarit ,tu jepet e drejta dhe licensa të hartojnë dhe miratojnë ligje për dënimin e krimit të vrasjeve kur nga mëndja dhe duart e tyre të përgjakëshme u realizuan ato krime? Eshtë normale kjo ? Po ,kryehajdutët dhe mafjozët që drejtonin dhe drejtojnë akoma njëherësh edhe politikën shqiptare edhe korrupsjonin e trafiqet , a mund t’u besohet reforma në drejtësi ?A mund të na thonë diplomatët e huaj se në cilin vend demokratik në botë ,kriminelët dhe vagabondët politik janë afruar për të bërë ligjin dhe shtetin ? Pse ky kompromis i çartur lejohet prej tyre në Shqipëri ? E themi këtë se fjala dhe autoriteti i tyre ndihet shumë në Shqipëri . E ngritën fort zërin ata ndaj disa kriminelëve ordiner që kishin mbritur deri në parlamentin shqiptar duke e kriminalizuar politikën dhe vërtet këta kriminelë ordinerë disi u tkurrën . Por, çuditërisht u heshtë prej këtyre diplomatëve , për kryekriminelet që e kanë zënë për fyti politikën ,duke e kriminalizuar deri në pore , sistemin ekonomiko shoqëror shqiptar, ku krimet e tyre nuk mund t’i mbulojë dotë as një llojë errësire . Askush prej diplomatëve për këtë kategori kriminelësh , nuk reagoi , duke u fshehur , pas të të ashtëquajturave, norma diplomatike ,duke rekomanduar se çështja e tyre është punë e drejtësisë , të asaj drejtësie që sot , ata kërkojnë ta përmbysin . Pse u përdorën standarte të tjera në dënimin e kriminelëve ordinerë dhe të tjera ndaj kryekriminelëve ? Të parët kërkohet me të drejtë të dënohen , ndërsa ndaj të tjerëve heshtet ,trajtohen si kriminelë të mbrojtur nga veladoni i politikanit . A nuk është pjesë e llogjikës formale dhe që kuptohet edhe nga fëmijët e shkollës fillore ,se vrasësi ,hajduti ,krimineli , prostitutat politike ,kurrë nuk mund të miratojnë ligje që i shpien ata në qeli? Kaq budallenj I quajnë ndërkombëtarët , politikanët tanë hajdut dhe mafjozë ,që ata , pas krimeve të bëra prej tyre , të kërkojnë të futen në hapsanë?! Ata ,mund ta futin Shqipërinë në burg ,ta hedhin në greminë ,ta shesin si plaçkë tregu ,të kryejnë genocide dhe terror si në 97-tën ,të vrasin njërëz ,në emër të parajsës të fituar prej tyre , përmes terrorit ,vjedhjeve dhe banditizmit shtetëror , t’i vënë flakën edhe rajonit , por kurrsesi se u shkon në mëndje të dënojnë vetveten për krimet e bëra . T’u kërkosh këtyre monstrave të mafjes politike shqiptare të hartojnë dhe miratojnë reformën në drejtësi , sic bëjnë ndërkombëtarët ,është njëllojë sikur Hitlerit ,Pinocetit ,Kadafit ,Bin Ladenit ,etj, t’u jepej e drejta që pas krimeve të kryera prej tyre ndaj njerëzimit , ata ,të ishin autorët e hartimit të sistemit të drejtësisë për dënimin e krimeve të bëra prej tyre . A mund të pritej drejtësia në këtë rast ?Pse kaq tolerantë ndërkombëtarët , me hitlerët , pinocetët , kadafët dhe bin ladenët shqiptarë, me të cilët ,jo vetëm se është ulur në tavolinën e bisedimeve ,por me një llojë përulësie ,u bën temena ,u kërkon atyre konsensus , u lutet të miratojnë reformën në drejtësi . Një reformë drejtësie e miratuar më pjesmarrjen e tyre ,do të jetë e dështuar ,pa forcën e duhur për të çrrënjosur krimin dhe dënuar kriminelët .Ajo , do të jetë një kompromis vrasës për demokracinë ,ku edhe kryekriminelët të mos preken ,por edhe drejtësia të duket se po rilind , po del nga mjergulla feudale ,edhe pse kjo drejtësi nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën dhe demokracinë e vërtet liberale . Referendumi popullor me sa duket do të ishte , zgjidhja më e pranushme ,për të shmangur gjith këtë tallava shqiptare .Pse kjo , vazhdon të quhet herezi ,kur është rruga më e përshtatëshme për tu hequr të drejtën të inkriminuarve për t’u paraqitur si faktor i reformës në drejtësi?!
Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në shkollë

Next Post

Fitoi llotarinë

Advertisement