Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Politika, Reforma dhe Shqipëria xhungël! Nga Aleksandër Rrema
“Fate të kryqëzuara” Xhansuja heq dorë nga Gylsereni e Xhihani. Zgjedh të jetojë me Ozkanin
“Sarasvatiçandra” Sarasi dhe Kumudi lidhen së bashku

“Fate të kryqëzuara” Xhansuja heq dorë nga Gylsereni e Xhihani. Zgjedh të jetojë me Ozkanin

Hazalli, që duke u përpjekur të bëjë viktimën, nuk do që të tjerët të mësojnë se ajo ka nisur të ecë, nuk pranon të bëjë fizioterapinë dhe u bërtet mjekeve. Ajo i telefonon Gylserenit pikërisht në momentin kur kjo e fundit po bëhet gati të ikë nga shtëpia e Xhihanit. Hazalli i kërkon asaj duke qarë që të shkojë ta marrë, pasi ka frikë ta bëjë fizioterapinë me goditje elektrike. Edhe një herë tjetër, Gylsereni nuk arrin dot të ikë nga shtëpia e Xhihanit…

Xhandani i kërkon falje Dilarës
Gylsereni shkon në spital dhe përpiqet ta bindë Hazallin të vazhdojë me fizioterapinë, por thyhet para lotëve të së bijës dhe e merr atë me vete në shtëpi. Haruni i telefonon Xhihanit, por nuk i flet në telefon. Haruni me Xhandanin jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe janë të lidhur dhe jetojnë së bashku. Xhandani është shumë e dashuruar dhe bëhet xheloze për të, pa e ditur se në të vërtetë, në zemrën e Harunit është ende Dilara, me të clën ai ka qenë i dashuruar që në shkollë. Qëllimi i Harunit është të shkatërrojë perandorinë e Xhihanit dhe të afrohet sërish me Dilarën dhe ai e shtyn Xhandanin të afrohet me Dilarën. Xhandani shkon në shtëpinë e saj dhe i kërkon të falur për gjithçka që ka ndodhur mes tyre. Xhandani i tregon Dilarës se nuk është më avokate e Ozkanit dhe se është penduar shumë për gjithçka që ka bërë kundër saj. Dilara pranon t’i japë asaj edhe një shans për të qenë mike sërish.

Haruni betohet se do ta shkatërrojë Xhihanin
Dilarës nuk i vjen aspak mirë që Gylsereni e ka marrë Hazallin pa e bërë fizioterapinë dhe i thotë se dëshira e saj e vërtetë është që Hazalli të mos shërohet kurrë. Hazalli i kthehet asaj kundër duke i thënë se i ka telefonuar Gylserenit, pasi po t’i kishte telefonuar asaj, ajo do ta kishte detyruar të bënte një gjë që kishte frikë ta bënte. Dilara grindet sërish me Gylserenin dhe Sollmazi i gjen në mes të bisedës. Dilara nuk e humbet rastin për ta trajtuar Gylserenin si shërbëtore në sytë e Sollmazit dhe të shoqes së saj. Emineja përpiqet ta ngushëllojë Gylserenin duke i thënë se Dilara nuk është një grua e keqe, vetëm se ndonjëherë sillet ashpër me njerëzit… Xhansuja nuk i bie në sy Gylserenit për faktin se ka nisur të dyshojë në qëllimet e saj të vërteta. Nga ana tjetër, Hazalli e trajton Xhansunë me arrogancë, ashtu si Dilara Gylserenin. Edhe marrëdhëniet mes Xhihanit e Ozanit tendosen në maksimum. Ozani tashmë është shumë i armiqësuar edhe me Gylserenin…
Haruni viziton varrin e motrës së tij, Hajalit, e cila dikur ka qenë e dashuruar me Xhihanin dhe që ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Haruni, që fajëson Xhihanin për vdekjen e saj, i betohet se do të marrë hak… Haruni përballet për herë të parë pas shumë vitesh me Xhihanin në një restorant, por ky i fundit nuk e vë re.

Advertisement

Një grindje mes Gylserenit dhe Dilarës bëhet shkak për një trazirë tjetër në shtëpi, por të gjithë merren me tekat e Hazallit dhe askush nuk e vë re se në një gjendje shumë të rëndë psikologjike është edhe Xhansuja, e cila mbyllet në vetvete dhe nuk flet me askënd.
Dilara dhe Xhihani bëjnë një bisedë shumë të dhimbshme. Ai i thotë asaj se ka shumë të drejtë që zemërohet me të dhe me Gylserenin, por i thotë se martesa e tyre kishte marrë fund kohë më përpara se të shfaqej Gylsereni në jetën e tyre. Xhihani i hap zemrën duke i thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të dhe se gjithmonë do ta…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Politika, Reforma dhe Shqipëria xhungël! Nga Aleksandër Rrema

Next Post

“Sarasvatiçandra” Sarasi dhe Kumudi lidhen së bashku

Advertisement