Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Nuk po e jetoj dot jetën time…

– Përshëndetje doktor. Kam shumë nevojë për ndihmën tuaj. Kam më shumë se 3 vjet që vuaj nga ankthi kronik. Gjatë gjithë kohës kam një ndjenjë frike dhe më duket sikur do të më pëlcasë zemra. Kam gati katër vjet kështu, por nuk po mundem dot tani. Kam vështirësi në frymëmarrje, ndjenjë frike, dridhje e më janë shtuar dhimbjet e kokës. Thjesht, nuk mundem dot më. Nuk po e jetoj dot më jetën time, ndihem shumë keq. Direkt më kap paniku dhe më fillojnë rrahjet e shpejta të zemrës, marramendje trullosëse e kokës. Nuk di më ç’të them. Ju lutem, më ndihmoni. Faleminderit.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Të gjitha i ke thënë në letër, i nderuar letërshkrues, vetëm nuk na ke thënë nëse a ke qenë apo jo ndonjëherë në urgjencë. Kjo, pasi mjaft njerëz me ankth, kur ankthi i tyre shoqërohet edhe me atake paniku ose çrregullime somatike, e bëjnë urgjencën si një “shtëpi” të dytë, edhe pse janë siguruar për të disatën herë se nuk kanë ndonjë sëmundje, por problemi i tyre është “nervoz” (përktheje: psikologjik). Ju keni rreth katër vjet që vuani nga ky lloj ankthi, siç e thoni në letër dhe me sa di unë, shumë pak ankthiozë, në momentin që i kap kjo gjendje paraqiten te psikologu klinicist. Nëse njeriu me ankth e panik do të paraqitet te psikologu që në fillim (ndërkohë që për fat të keq, te ne vjen në fund), ai do të marrë informacionet e sakta shkencore, do të mësojë me qetësi të gjitha teknikat e menaxhimit të ankthit e të panikut dhe dalëngadalë, ky ankth e panik do të fashitet, pa u futur në rreth vicioz e pa u bërë ende ankth kronik. Të gjitha simptomat që ti ndjen, si vështirësi në frymëmarrje, ndjenjë frike nga vdekja, nga çmendja, nga mbytja, nga rënia të fikët, siç thotë shkenca, nuk janë aspak simptoma sëmundjesh, sado që ti t’i kesh ato të shoqëruara me dridhje, me shtim të rrahjeve të zemrës, me dhimbje koke apo trullosje, marramendje ose errësim të syve. Të gjitha këto janë reagime trupore për shkak të një sinjali të “gabuar” që truri (komandanti) e merr si “rrezik” dhe i vë në punë maksimalisht organet (ushtarët), edhe pse rrezik nuk ka. Po të kishim ndonjë rrezik real, si për shembull të na sulmonte një qen, këtu truri me të drejtë jep “komandën” dhe të gjitha organet mobilizohen maksimalisht, ndër to edhe gjëndrat mbiveshkore të cilat prodhojnë andrenalinë (si hormoni i zemërimit ose i inatit, pa të cilin nuk veprohet). Atëherë duhet bërë çfarëdo që të mundemi duke vrapuar apo duke e sulmuar qenin që na është sulur, këto dy “karburante” do të digjen dhe pas tyre, ne edhe pse jemi ende të shqetësuar, të lodhur e zemra na rreh, ndihemi të qetë se rreziku kaloi. Mirëpo kur na kap ankthi ose paniku, ne veprojmë sikur të ketë rrezik (të jetës) edhe pse asnjë rrezik nuk ka sepse trupi ynë mbushet me andrenalinë dhe norandrenalinë pa nevojë dhe ne s’na vete mendja të vrapojmë për ta “djegur” këtë energji, ndaj vetë trupi është i “detyruar” ta bëjë këtë gjë. Ne pra marrim “sinjalin e gabuar” dhe i bëjmë gjërat keq e më keq: në vend që të qetësohemi, shqetësohemi; në vend që të mbushemi me frymë thellë, ngadalë e ta mbajmë gjatë atë, ne bëjmë një frymëmarrje sipërfaqësore; në vend që t’ia fusim vrapit apo të ngjitim shkallët, ne e lëmë edhe atë punë që kemi në dorë, pra, ia lëmë krejt barrën e djegies së adrenalinës trupit, i cili është i detyruar t’i shtojë maksimalisht (brenda normave) rrahjet e zemrës dhe të mbushet sa të mundet me oksigjen, gjë që e bëjmë duke ofsharë.
– Çudia që i tremb njerëzit është se shkenca thotë se asnjë 20 vjeçar nuk duhet të ketë frikë se rrahjet e zemrës i shkojnë deri në 160 (sipas formulës nga 220 hiq moshën tënde, shumëzoje me 0.8) mirëpo po të kalojnë këto rrahje mbi 100, i riu thotë se desh i doli zemra nga vendi (!). Pra, në vend që të krenohemi se organet tona janë të forta e punojnë për mrekulli, ne trembemi, madje trembemi shumë sa edhe futemi në rreth vicioz, pra, njeriu trembet nga simptomat normale dhe frika i shton ato. Nga ana tjetër, shtimi i frikës shton edhe më shumë reagimet dhe ec e ndaloji! Duke vajtur në urgjencë, na injektojnë ilaçin lorozepam e glukozë (si ushqim) në serum dhe na e vënë trurin në gjumë, që ai të mos japë më komanda të “gabuara”, porse edhe kur zgjohet, ai rri në pritje të “rrezikut” të ardhshëm duke menduar se shpëtoi rastësisht, se mbijetoi, se e ndihmoi fati që erdhi në urgjencë etj., kur të gjitha këto janë të pabaza. Klientët kanë frikë edhe ta kujtojnë tmerrin që kanë përjetuar dhe kështu fillon e vepron ai që quhet ankth e panik paraprirës i shoqëruar me keqpërshtatje, aq sa puna arrin deri aty sa të kenë frikë të rrinë vetëm, ndaj ata lëvizin me një “shoqërues” si personi i tyre i sigurt, ndaj të cilit avash-avash e humbasin edhe këtë lloj “sigurie”. Ka prej atyre që duan ta blejnë shtëpinë pranë urgjencës ose ta “paguajnë” një doktor që të rrijë me ta. Të gjitha këto janë pa baza shkencore dhe aq u bën kur ne u themi se “të gjitha këto vijnë nga padituria juaj mbi ankthin e panikun”. Madje, ka prej atyre që më thonë: “A nuk ka ndonjë ilaç apo ndërhyrje që të m’i bllokojë këto gjëndrat mbiveshkore që më derdhin në trup andrenalinë?!”. Unë u them se sipas kësaj logjike, i bie që të heqim edhe gjëndrat e pështymës për të gjitha nepsmëdhenjtë vetëm se u mbushet goja me lëng duke i menduar ushqimet, kur pështyma i duhet gojës edhe për të bluajtur ushqimet.
Po të mos kishim andrenalinën, ne nuk do të mund të përballonim asnjë rrezik real, prandaj zgjidhje janë vetëm seancat me psikolog dhe terapitë e ëmbla bimore, për të dalë nga rrethi vicioz e për t’iu rikthyer jetës normale, pa frikërat absurde dhe keqpërshtatjet. Çudia e psikoterapisë është se ajo vepron si një “magji” e mirë dhe suksesi është 100 % i garantuar ndaj të gjithëve, edhe ndaj klientëve më skeptikë, vetëm se duhen disa seanca si një program kursi ose mësimi. T’i lutesh Zotit “aman, m’i hiq” është njëlloj sikur t’i lutesh: “aman o Zot, më jep një patentë ose më mëso notin, biçikletën ose një gjuhë të huaj”. Zoti për këta njerëz nuk është kursyer, vetëm se kursin e ritrajnimin për këto programe duhet t’i bëjmë vetë ne.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Marjola Kacani: Kot thonë se jam mendjemadhe...

Next Post

Ju pickojnë mushkonjat? Fajin e kanë gjenet!

Advertisement