Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

“Fate të kryqëzuara” Alperi nuk është vëllai i Dilarës

Xhihani i shpjegon Ozkanit dhe Dilarës se Rahmiu e ka parë Hazallin, ndërsa kishte shkuar t’i kërkonte të falur Gylserenit, gjë që nuk i pëlqen aspak Dilarës. Ozkani kthen përmbys shtëpinë e Kerimanit, me shpresën për të gjetur paratë e tij, të cilat nga ana tjetër, Kerimani po i numëron me Osmanin. Komshija e Kerimanit i tregon atij se e ka parë Kerimanin me Osmanin dhe me një valixhe në dorë. Ajo i tregon adresën e këtij të fundit…

Ozkani shkon në shtëpinë e Osmanit dhe nis të kërkojë kudo Kerimanin, por nuk e gjen dhe e rreh Osmanin. Pasi ai ikën, Kerimani i kërkon ndihmë Osmanit, i cili sheh se si ajo është fshehur pas dritares. Sollmazi ngelet pa punë dhe që të dy, së bashku me Alperin, e gjejnë veten sërish në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Hazalli dëgjon Dilarën ndërsa i thotë Xhansusë se padinë për marrjen e saj do ta bëjnë pasi të mbarojë gjykimi i Xhansusë. Të gjithë inatin, ajo ia nxjerr në telefon Gylserenit. Xhihani e falënderon Rahmiun që i shpëtoi jetën Hazallit. Rahmiu i tregon se është penduar për çfarë ka bërë më parë dhe se tashmë ka ndryshuar… Xhihani i tregon se ka patur sukses në jetë vetëm sepse i ati ka patur gjithmonë besim tek ai. Xhansuja i thotë Dilarës se ka vendosur të shkojë të jetojë me Gylserenin, pasi ajo ka mbetur vetëm. Dilara e bind për të kundërtën dhe i kërkon t’i premtojë se do të qëndrojë me ta derisa të përfundojë gjyqi.
Ozani i kërkon Hazallit t’i telefonojë Teos, pasi ai është vëllai i saj dhe duhet t’i tregojë vendin atij. Hazalli ndihet e mbrojtur pranë tij. Xhandani i kërkon Ozkanit ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e parave, pasi nëse nuk ka një llogari bankare dhe nëse Jëlldërëmi mëson se familja e tyre është kaq e shthurur sa motra vjedh vëllain, ata e kanë të humbur gjyqin.
Gylsereni e fton Hazallin në shtëpi dhe mundohet ta qetësojë atë pas atyre që kanë ndodhur. Xhihani e kthen Rahmiun në shtëpinë e tij. Dilara nuk e pret aspak mirë këtë, për shkak të faktit që ai i kërkoi të falur Gylserenit, ndaj i kërkon llogari dhe i thotë se ka dhënë shumë para për të. Rahmiu i thotë se do t’i tregojë ai vetë Xhihanit për këto para dhe i thotë se i ka ardhur në majë të hundës me problemin e Gylserenit e nuk do të merret më me të. Ai i kërkon edhe asaj të heqë dorë e të qetësojë veten.
Ozkani e kap Kerimanin në rrugë bashkë me Osmanin, por vjen policia dhe ai është i detyruar të largohet me vrap, pasi Kerimani u thotë policëve se ai deshi t’i vidhte çantën. Hazalli i tregon Rahmiut lajmin në gazetë për gjetjen e Teos të vrarë. Ajo e përqafon dhe i thotë të mos shqetësohet, pasi asgjë nuk ka për të ndodhur. Policia vjen të arrestojë Rahmiun për të dhënë deklaratën e tij në komisariat, gjë që e shikon edhe Osmani. Dilara i premton se do të lajmërojë Xhihanin që të shkojë tek ai bashkë me Jëlldërëmin. Xhihani përpiqet të afrohet sërish me Gylserenin, e cila i kërkon ta ndërpresin përfundimisht lidhjen e tyre. Dilara i telefonon pikërisht në momentin kur ata janë bashkë…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Feliksi zbulon se Alina po fsheh dikë

Next Post

”KOLONA E PESTË” KUNDËR-SHQIPTARE NË OFENSIVË, URGJENTISHT DUHET T´I NDALET TURRI ! Shkruan: Fadil Shyti

Advertisement