Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
5 qytete romantike jo klasike evropiane
Kiara Tito, fytyra e re e “Select” Çfarë do të sjell unë në televizion
Urime

Kiara Tito, fytyra e re e “Select” Çfarë do të sjell unë në televizion

 

 

Simpatike, çapkëne, diellore; ky mendoj se do ishte përcaktimi i duhur për prezantuesen më të re të emisionit “Select” Kiarën. Në këtë bisedë mjaft të sinqertë me Kiarën, apo Kikën, siç e thërrasin miqtë, do të mund të mësoni shumë gjëra që nuk i dinit për të dhe që deri dje ishit mjaft kuriozë t’i mësonit…

Advertisement

 

Mia Buci:Kiara, sapo ke marrë lajmin se je zyrtarisht njëra nga prezantueset e emisionit “Select”. Çfarë synon t’i japësh këtij programi?

Kiara Tito: – Po, ka qenë një nga momentet më të bukura kur mora përgjigjen që jam bërë pjesë e familjes së madhe, Top Media, pas një konkurrimi që zgjati 3 muaj. Kam ardhur që në fillim me dëshirën më të madhe për të qenë pjesë e ekranit të Top Channel. Duke qenë se bëjmë shumë qejf në “Select”, dua që realisht të përcjell atë energji dhe pozitivitet që nuk duhet t’i mungojë asnjëherë një 20 vjeçari.

– Me çfarë mendimi u zgjove sot?

Me mendimin që tani kam filluar punë dhe po ndiej një përgjegjësi akoma më të madhe.

– Nëse mendon të kalosh një ditë ndryshe, çfarë të vjen në mendje?

– Jetoj në Tiranë, kështu që diçka ndryshe nga përditshmëria ime do të ishte të merrja makinën dhe të ikja në një vend bregdetar. Më pëlqen shumë ta bëj këtë gjë çdo fundjavë, është shumë qetësuese. Ata që e admirojnë detin, më kuptojnë më mirë. (Buzëqesh)

– Çfarë të pëlqen më shumë dhe çfarë t’i ngre nervat në Tiranën tonë të dashur?

Kam jetuar në Itali për disa vite dhe vetëm kur u ktheva, e kuptova se Tirana është vendi që të ofron shumë mundësi zgjedhjeje për të dalë. Më pëlqen edhe zhurma, edhe trafiku që ndoshta shumicës i ngre nervat. (Qesh) Është plot jetë.

– Cila nga fjalët e urta, mendon se të shpreh ty më së miri?

– “Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit”.

– Deri në ç’masë je e kujdesshme me veprimet e tua?

– Mundohem të jem gjithmonë e kujdesshme.

– Kur e ke bërë selfien e fundit?

Mund të kontrollosh instagramin tim. (Qesh)

– Për ty është krijuar idea e vajzës simpatike, çapkëne, diellore… Çfarë tjetër do t’i shtoje portretin tënd?

Në jetën e përditshme nuk ndryshojnë shumë gjëra nga ajo çfarë unë përcjell në ekran. Mbi të gjitha, jam shumë këmbëngulëse për gjërat që dua të arrij, por kam edhe një vullnet të mirë për të dëgjuar me kujdes dhe për të mësuar gjithçka që ma thonë ata që kanë eksperiencën e duhur në çdo fushë të jetës.

– Si është Kiara në marrëdhëniet me gjininë tjetër?

Ia kaloj shumë mirë.

– Ke ndonjë djalë në krah?

Jo.

– Me çfarë ta rrëmben vëmendjen një mashkull?

Me fuqinë mendore. Është shumë herë më seksi një mashkull që ka ambicie dhe intelekt, sesa një mashkull që mund të ketë vetëm muskujt.

– Historia më e bukur e dashurisë që të frymëzon sa herë e sheh në ekran në një film, e dëgjon si histori nga një shoqe apo e ke lexuar në një libër…

Është film dhe libër, “The last song” (Kënga e fundit).

– Çfarë do ta prishte miqësinë me ty?

Një arsye e fortë është mosmirënjohja.

– Çfarë quan ti “të humbësh veten”?

Të shtiresh. Atëherë e quaj të humbur Kiarën.

– Eksperienca më e bukur që ke patur në jetë…

Çdo gjë që më ka bërë të qesh, por edhe të qaj. Çdo lloj eksperience është e bukur sepse nga çdo gjë kam mësuar diçka.

– Çfarë të bën përshtypje sot në shou bizzin shqiptar dhe në atë të huaj?

Kam vënë re në shoubizin shqiptar që shumë personazhe trillojnë histori vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa përsa i përket shoubizit të huaj, ka një fluks të madh informacionesh. Do të më pëlqente që ashtu siç fotografohen VIP-at në rrugë nga paparacët në çdo moment të ditës, të bëhej edhe në Shqipëri. Pse jo?

– Çfarë mendon për fotot nudo të Rita Orës?

Vazhdon të vërtetojë studimin që ne shqiptarët jemi racë e bukur. (Qesh)

– Çfarë mendon për faktin që Kim Kardashiani ka folur shqip?

– Fakti që jemi një popull shumë i vogël, por arrijmë ta përfaqësojmë veten shumë mirë në çdo fushë jashtë, ashtu sikurse edhe parukieri i Kimit i cili merret me të gjitha yjet e Hollivudit, nuk është pak dhe sidomos kur mundohen t’u mësojnë të huajve gjuhën shqipe. Më vjen mirë. “Sa bukur Kim, marshallah”. (Qesh)

– Çfarë efekti ka një gotë verë te ti?

Më shumë efekt kanë personat me të cilët e ndaj këtë gotë vere.

– Çfarë të deh?

Admiroj parfumet, sidomos kur kalon dikush me erë të mirë. (Buzëqesh)

– Je feministe?

E ndiej pak veten feministe, ndoshta diktohet edhe nga të qenit femër. Mendoj se të gjitha femrat janë nga pak feministe.

– Cilët solidarizohen më shumë në situata të vështira: femrat me shoqet apo meshkujt me shokët?

– Mendoj që nuk mund të japësh një përgjigje fikse dhe as nuk mund të përgjithësosh sepse situatat janë të ndryshme. Nga eksperienca personale, mendoj se femrat me shoqet.

– Pa çfarë nuk do të dilje dot nga shtëpia?

Pa karikues. (Qesh)

– Cili është maksimumi që do të bëje për të ndryshuar lukun tënd?

Një tatuazh.

– Komplimenti që të është bërë dhe të ka qëndruar më gjatë në mendje?

Me thënë të drejtën, kam më shumë qejf kritikat sepse nëpërmjet kritikave mund të përmirësohesh.

– Je tip që mban mëri apo i lë gjërat të kalojnë pa u kushtuar rëndësi?

I le gjërat të kalojnë. Mëria është e keqja e atij që e mban.

– Një gjë që do të kishe për të korrigjuar te vetja?

Me gjumin nuk kam marrëdhënie shumë të mira këto kohët e fundit.

– Tri gjërat që të japin më shumë kënaqësi?

Kafja e mëngjesit, puna dhe familja. (Buzëqesh)

– Me kë ngjan më shumë Kiara?

Me askënd.

– Cili është ai gabim që nuk do ta përsërisje?

Në qoftë se do të kthehesha mbrapa, do të bëja çdo gjë që kam bërë deri tani. Nga gabimet mëson dhe rritesh.

– Si dashuron Kiara?

Me gjithë zemër. (Buzëqesh)

– Si i zgjidh problemet?

Me shumë qetësi. Po e humbe kontrollin, keq puna.

– Si i pret shakatë?

– Me shaka.

– Kur qan?

Kur zhgënjehem.

– Si fle?

Me shumë pak rroba. (Qesh)

– Cili ka qenë udhëtimi yt i fundit?

– Udhëtimi i fundit ka qenë në Mal të Zi me shoqen time të ngushtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 qytete romantike jo klasike evropiane

Next Post

Urime

Advertisement