Ju mund t’i keni të gjitha kushtet për të bërë dashuri dhe, asnjë dëshirë për të pasur probleme gjatë saj, por disa gabime të bëra më parë, mund t’ju çojnë në dështim. Ato mund të variojnë, që nga ushqimi që do të hani e deri tek furça e dhëmbëve që do të përdorni, koha kur do të depiloheni dhe sa gota pije do të pini. Ja, cilat janë gabimet që duhen evituar:
- Marrja e ilaçeve antihistaminike
Antihistaminikët veprojnë duke tharë mukozën e hundës, me qëllim që të lehtësojnë zhbllokimin e saj, por ata mund të “thajnë” edhe pjesë të tjera të trupit, veçanërisht, vaginën. Pavarësisht se mund të jeni të eksituara, ka mundësi që vagina të mos lubrifikohet. Nëse nuk ka ndonjë kundështim doktori juaj, mund ta merrni ilaçin pak më vonë.
- Konsumimi i ushqimeve pikante
Ushqimet pikante mund të ndikojnë në erën e vaginës. Sidomos ushqimet shumë pikante (si specat djegës) mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra. Të gjitha këto, me siguri nuk krijojnë një atmosferë romantike dhe nuk të frymëzojnë për të bërë seks. Hani diçka të lehtë.
- Shumë alkool
Një ose dy gota mund t’ju sjellin në qejf, por nëse e teproni, do të turbulloni ndjesitë tuaj, me rezultate të pakëndshme. Dihet që alkooli të vë në gjumë, kështu që aftësia juaj për të arritur në orgazmë mund të pakësohet shumë. Gjatë një studimi të universitetit të Misurit, u zbulua se 11% e konsumuesve të rregullt të alkoolit kishin probleme me arritjen e orgazmës. Ka gjasa gjithashtu që burrat të kenë edhe probleme me ereksionin.
- Përdorimi i një furçe të fortë
Duket si e çuditshme, por nëse përdorni një furçë të fortë dhe shpëlarës goje me bazë alkooli mund të jeni më të prekshëm ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST). Qimet e furçës mund të shkaktojë plagë të vogla mikroskopike në mishrat e dhëmbëve dhe shpëlarësit e “fortë” me bazë alkooli, mund të thajnë dhe të irritojnë mishrat, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj plagëve dhe SST-ve.
- Rruarja në zonën intime pak para seksit
Megjithëse mund të mos keni shumë kohë të lirë, nëse përdorni brisk në zonën intime, është më mirë ta bëni një natë më parë, që t’i jepni lëkurës mundësi që të shërohet. Rruarja shkakton eksfoljim të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë zonën më të brishtë. Mund të irritohen rrënjët e qimeve, duke shkaktuar një skuqje të lëkurës, ose mund të shkaktoni plagë mikroskopike, të cilat do ta bëjnë lëkurën tuaj fole hyrëse për mikrobet, si herpesi apo HIV-i. Përdorni një brisk me shumë tehe, që të bëni një rruarje më të thellë dhe më pas aplikoni një shtresë kremi me hidrokortizon (1%), për të ulur inflamacionin. Aplikojeni përsëri mëngjesin tjetër nëse ka shenja irritimi.
- Përdorimi i ushqimeve gjatë lojërave paraprake
Mbase lojërat me shurup çokollate apo krem shantiji janë eksituese gjatë lojërave paraprake, por mund t’ju shkaktojnë edhe një surprizë të pakëndshme. Cilido produkt me sheqer, kur përdoret si lubrifikant, mund të shkaktojë infeksion me myk, sepse myku shumohet në praninë e sheqerit, ngaqë ushqehet me të.