Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Sallatë me karkaleca dhe avokado
Ardit Çuni: Në Shqipëri, nuk më kanë kuptuar!
Mesazhe miqësore…

Ardit Çuni: Në Shqipëri, nuk më kanë kuptuar!

Ardit Çuni nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Djaloshi ka mjaft talent dhe këtë e ka treguar në skenën muzikore, por edhe si moderator televiziv. I thjeshtë, i qeshur dhe me shumë pasione, Arditi bashkëpunon kryesisht me emra të famshëm dhe është ndër të rrallët artistë shqiptarë që menaxhohet nga njerëz të suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare. 20-vjeçari bashkëpunon me producentët e këngës fituese të Eurovizionit, por nuk është kjo “bëma” e tij e fundit! Ai sapo ka lançuar me videoklip këngën e tij të fundit “One Life”, në bashkëpunim me Omarin, djaloshin që po korr sukses në të gjithë botën. Arditi në këtë intervistë ekskluzive, vetëm një ditë pas lançimit të klipit, na tregon për emocionet dhe pritshmëritë e tij për këtë bashkëpunim…

 – Ardit, urime për klipin. Më në fund, e plase “bombën”…
Faleminderit… Shpresoj t’ju ketë pëlqyer. Mendoj se ishte momenti i duhur për ta lançuar dhe besoj se do të pritet mirë nga publiku, pasi është diçka ndryshe për tregun tonë. Videoklipi u shfaq dje për herë të parë në orën 17:00 dhe po presim të shohim sa do të pëlqehet…

– Cilat janë pritshmëritë tuaja?        

Advertisement

– Pritshmëritë… Duke pasur këtë herë një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar si nga produksioni, ashtu dhe nga vetë këngëtari me të cilin kam bashkëpunuar, që deri tani ka korrur shumë sukses, mendoj që edhe klipi ynë më i ri do të arrijë rezultate të mira. Unë jam për muzikë e art të vërtetë, jo për muzikë komerciale dhe në këtë këngë vij më i rritur artistikisht. Vij me një këngë e cila përcjell një mesazh për të gjithë njerëzit dhe në veçanti, për fëmijët: dhuroni sa më shumë paqe dhe dashuri.

– Pse zgjodhët pikërisht këtë temë?

– Morëm shkas nga luftërat e fundit në Siri nga të cilat po vuajnë mijëra njerëz, shumë prej të cilëve janë fëmijë. Me këtë këngë u vijmë atyre sa më afër dhe përpiqemi të luftojmë diskriminimin racor. Kënga vjen si version anglisht-arabisht i projektit tim në shqip “Me Zemër”, e cila ishte pjesëmarrëse te Kënga Magjike, e kompozuar nga producenti fitues i Eurovizionit.

– Na trego diçka më tepër për bashkëpunimin me Omarin…

– Bashkëpunimi lindi shumë natyrshëm.

Nuk po të kuptoj…

– Me fjalë të tjera, unë isha personi që e solli Omarin në Shqipëri në finalen e Këngës Magjike bashkë me Ardit Gjebrean. Në këtë periudhë lindi edhe bashkëpunimi, që mori shkas edhe nga suksesi im i fundit në Suedi.

Të shohim të prirur të bashkëpunosh me këngëtarë të huaj. Pse?

– Sepse të huajt më kanë kuptuar si artist! Ata në radhë të parë vendosin artin dhe më pas paranë, kjo është një ndër arsyet kryesore që më kanë shtyrë të punoj me të huaj. Veç kësaj, kam punuar me njerëz të suksesshëm në vendet e tyre…

Nuk ke besim te shqiptarët?

Jo, kam bashkëpunuar edhe me shqiptarët, por thjesht duke qenë se kam gjetur sukses me producentët e huaj, po vazhdoj atje, duke synuar më tej tregun ndërkombëtar.

– Po e lëmë pak mënjanë muzikën… Do të jesh përsëri pjesë e ndonjë projekti televiziv?

– Për momentin, dua të fokusohem totalisht te muzika dhe tek ajo po investoj pjesën më të madhe të kohës, por kjo s’do të thotë që s’do të kem një rikthim në televizion.

Kjo do të thotë se ndjen nostalgji për televizionin?

– Në njëfarë mënyre, po, por muzika mbetet pista ime kryesore për momentin.

Mësova se një nga planet e tua është të marrësh pjesë në edicionin e ardhshëm të festivalit të RTSH-së?

– Jo, nuk do të marr pjesë për aq kohë sa korrupsioni dhe përzgjedhjet e pista të këngëve dhe fituesve të jenë të pranishme në këtë festival. Në asnjë mënyre nuk do të djeg një këngë për të mbushur një festival. Nëse diçka do ndryshonte, sigurisht që do të merrja pjesë edhe pse jo, të fitoja, por nuk është vetëm festivali në RTSH ai që të jep shansin për në Eurovizion, kështu që prisni dhe do të shihni…

Çfarë të presim?

–  Surprizat…

Nuk është as atmosferë festash, prandaj na e shuaj kuriozitetin…

– (Qesh) Dhuratat nuk vijnë gjithmonë nga Babagjyshi! Jo, jo, mos më ngacmo më tepër.

Për të ndërruar krejtësisht temë, të flasim pak për jetën personale…

–  U sollët e u sollët e aty përfunduat! (Qesh)

– Po çfarë t’u bëjmë lexuesve që pyesin për ty? Ata e meritojnë të dinë të paktën nëse ke tashmë një lidhje dashurie…

– Është shumë herët për të folur për një lidhje serioze dashurie, aq më tepër kur kohën më të madhe e kaloj në studio. Po pres të gjej dikë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sallatë me karkaleca dhe avokado

Next Post

Mesazhe miqësore…

Advertisement