Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

GBMC: Me muzikën shqiptare po luhet teatër!

“Sonte krejt veni” është kënga më e fundit e publikuar nga GBMC-ja, një realitet i shprehur në vijë melodike, një lloj reflektimi që secili duhet ta bëjë me veten herë pas here. Në këtë mënyrë vjen ai edhe në albumin e tij më të ri me titull “G deri n’dhe”; real, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë duke u munduar të qëndrojë larg komercializmit që sipas tij, ia humb vlerat një artisti të vërtetë. Karriera e GBMC-së nis para shumë vitesh dhe vazhdon me sukses edhe sot. Ai na tregon se përpos vështirësive, të cilat e kanë rritur dhe pjekur, vazhdon përpara me një vetëbesim të fituar nga talenti i tij. A doni të dini më shumë rreth atij djalit nga Dibra që sot e drejton muzikën e tij nga Londra? Lexoni më poshtë…

 

Mia Buci: – Genti, “Sonte krejt veni” është titulli i klipit tënd më të fundit, por ky titull më kujton edhe një këngë të vjetër që ka qenë po produksioni yt. Nostalgji për të shkuarën apo strategji për suksesin e këngës?

Advertisement

GBMC: – Nuk ka të bëjë me strategjinë, lindi natyrshëm. Është më tepër një rifreskim i muzikës albourban që ZigZag Rekords nisi në 2008-ën.

– Teksa dëgjon këngën, teksti me baza reale ta tërheq goxha vëmendjen. Ç’më thua ti vetë më shumë?

Pothuajse të gjitha këngët e mia kanë tekste origjinale, që prekin ndjenjat, që u bëjnë jehonë shpresave, ëndrrave dhe ndjenjave më të thella, me një melodi që tërheq vëmendjen e dëgjuesit dhe ngelet gjatë në kujtesë.

– Cilat janë pritshmëritë e tua për atë që jep në muzikë?

Nuk pres asgjë tjetër vetëm njohjen nga publiku si një artist me krijimtari origjinale dhe vetëm origjinale.

– Kur thua “G-ja pati fat”, për çfarë e ke fjalën?

Mendoj se jam një njeri me fat në të gjitha aspektet e jetës.

– Cili është gabimi më i madh që ke bërë deri tani?

Gabimet janë ato që i rrisin, madje dhe i perfeksionojnë njerëzit. Megjithatë, nuk mbaj mend të kem bërë ndonjë gabim grandioz. (Qesh)

– Një gjë që nuk do të doje që kundërshtarët e tu ta dinin për ty?

Kur ke kundështarë, çdo gjë e rëndësishme mbahet e fshehtë, por unë mendoj se nuk kam kundërshtarë.

– Si nuk do të doje kurrë të ishe apo të bëheshe?

Nuk do të doja të isha si pjesa më e madhe e muzikantëve që paguajnë hakerat për të rritur shikimet, duke e ushqyer veten me një famë fallco.

– Je më shumë burrë i fjalës apo i ndjenjës?

Te një burrë i vërtetë, fjala dhe ndjenja shkrihen me njëra-tjetrën për të dhënë eliksirin më të mirë të mundshëm.

– Çfarë të bën të ndihesh krenar?

Së pari, ndihem krenar që kam triumfuar ndaj së keqes e cila më është shfaqur në shumë forma, duke filluar nga miqtë të cilët i kam ndihmuar pa kushte dhe më janë kthyer kundër e deri te të qenit shqiptar në Evropë.

– Reperi që e admiron për karrierën që ka patur dhe për mënyrën se si e ka nisur atë?

Bigu! Mendoj se ishte një nga repistët e parë të vërtetë i cili fliste për gjëra që kishte jetuar dhe i përshkruante si askush tjetër.

– Një emër i mbivlerësuar në hip-hop-in shqiptar?

Mendoj se Shqipëria është në një udhëkryq kulturor, me qenie që dinë vetëm të imitojnë dhe janë shumë të rrallë origjinalet. Sot kemi të bëjmë më tepër me një muzikë që shihet si mall tregu dhe jo si art.

– Çfarë e dallon një këngëtar hip-hopi nga një tjetër?

Është pikërisht stili unik që zotëron gjithsecili prej tyre, aftësitë teknike, mprehtësia, origjinaliteti, stili revolucionar dhe i veçantë.

– Nëse do të ishe thjesht Genti, për çfarë do të ishe një fans i GMBC-së?

Është një artist i afirmuar, me një karrierë të gjatë muzikore, me këngë që flasin për tema aktuale, të mbushura me realizëm, ndjenja, shpresa dhe me një zë unik që të ngelet gjatë në kujtesë. (Qesh)

– Çfarë rrezikon një reper në Shqipëri?

Komercializimi i muzikës ka sjellë largimin e profesionistëve dhe normalisht, në një vend ku meritokracia ka marrë fund, është goxha e vështirë të ecësh përpara.

– Jeton me atë çfarë sjell dita, çasti apo me objektiva dhe plane për të ardhmen?

Njerëzit e mëdhenj ecin gjithmonë me plane. Nuk mund të presim që gjërat të na bien nga qielli, por të luftojmë çdo ditë e më shumë për t’i bërë ëndrrat dhe dëshirat tona realitet.

– Pas bashkëpunimeve me Era Rusin dhe Gretën, cili do të jetë bashkëpunimi i radhës?

Bashkëpunimet nuk është se i kërkoj, gjithmonë më ofrohen. (Qesh) Për momentin, nuk mund të flas për një bashkëpunim të radhës.

– Je narcizist?

Narcizizmi është për meshkuj të vegjël. Unë kam qenë gjithmonë altruist. Megjithëse kohët e fundit mund të vëmë re një rritje të narcizizmit te të rinjtë. Paralelisht me rritjen e tij, vërehet edhe trendi i armiqësisë, i zemërimit, i largimit nga lumturia dhe nga kënaqësia.

– Ke qenë më shumë një djalë i mbarë apo i prapë?

Ka qenë gjithmonë jashtë mode të jesh djalë i mirë dhe femrat pëlqejnë meshkujt rrugaçë. Gjëja që më bën më shumë përshtypje mua është fakti që “gangot” e sotëm janë shumica fallco dhe kot, por është pikërisht shoqëria ajo që u jep shumë rëndësi këtyre tipave, duke i bërë edhe ata vetë të mendojnë se janë të mirë.

– Ia ke drejtuar armën dikujt?

Me këtë pyetje më solle në mendje një thënie të vjetër e cila thotë: “Paqja e padrejtë është më e mirë se lufta e drejtë”.

– Për çfarë ke mall?

Shpeshherë më merr malli për bregdetin shqiptar.

– Diçka të cilën kërkon ta harrosh?

Ato që kanë qenë për t’u harruar janë mbuluar në pluhurin e harresës tashmë.

– Ajo që ta ngroh zemrën kur bëhet fjalë për femrën?

Çiltërsia dhe sinqeriteti.

– Beson te përjetësia, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie?

Në kohët e sotme është pak e vështirë të flasim për përjetësinë.

– Një gjë në të cilën ke guxuar vërtet shumë?

Kam guxuar vërtet shumë me artin.

– Ku dhe më kë të ndodh ta ngresh zërin?

Të diturit flasin me heshtjen e tyre, kurse injorantët me britma.

– Çfarë mendojnë njerëzit gabim për ty?

Nuk jam më në stadin kur vrisja mendjen se çfarë mendonin njerëzit për mua.

– Imagjino diçka të bukur e të mirë që të shkëput nga realiteti…

Është djali im.

– Çfarë është për të qeshur?

Teatri që po luhet sot në muzikën shqiptare.

– Cilat kanë qenë ditët e tua më të mira?

Ditët që jam duke i jetuar tani.

– Çfarë të kalon në mendje pas çdo viti që ikën?

Që mund të kesh çdo gjë në jetë, por vetëm kohën nuk e kthen dot pas.

– Nga kush ke ç’të mësosh?

Nga më të vjetrit të cilët mbartin mbi supe peshën e viteve dhe të përvojës.

– Çfarë do t’i mësosh djalit?

Besoj se shumë gjëra i ka mësuar tani. Të tjerat, me kalimin e kohës, kur të rritet dhe të ketë më tepër përgjegjësi për veten.

– Për çfarë të bëri të reflektoje kjo intervistë?

Për gazetën tuaj dhe ty si gazetare që më keni dhënë gjithmonë mundësinë për t’u shprehur lirshëm dhe për të promovuar vlerat e mia si artist.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam rritur me kafshë jo me njerëz

Next Post

Sëmundjet që përhapen me anë të mushkonjave

Advertisement