Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Urime
Jashtë “Fiks Fare” me Anisën dhe Brisin
Dhëmbi i thyer

Jashtë “Fiks Fare” me Anisën dhe Brisin

A doni t’i shihni dy velina përballë një pyetësori ku akoma pa marrë frymë nga përgjigjja e parë, duhet të japësh të dytën? Epo, ky është momenti që të njihni dy nga vajzat bukuroshe të emisionit “Fiks Fare”, Anisën dhe Brisin. Ndërkohë që deri tani i keni parë vetëm të kërcejnë, në këtë intervistë do t’i shihni edhe të flasin…

 

Mia Buci: – Çfarë që ju pëlqen më shumë dhe çfarë më pak në botën e spektaklit?

Advertisement

Anisa Mukaj: – Më pëlqen bota e spektaklit sepse të jep mundësinë të shpalosësh aftësitë dhe nuk më pëlqen fallciteti që shpeshherë i transmetohet publikut.

Brisi Mehmeti: – Magjia që të ofron spektakli, emocionet, adrenalina, kontakti me publikun janë disa nga gjërat që më pëlqejnë më shumë. Më pas vijnë frustrimet, xhelozirat, të presësh dhe të durosh për të arritur gjërat që ti do. E urrej të pres!

– Sa kohë ju duhet për t’u bërë gati e për të dalë nga shtëpia?

Anisa: – Në ditët e zakonshme më nevojitet pak kohë, ndërsa rasteve të veçanta natyrisht që u kushtoj kohën e duhur.

Brisi: – Gjithmonë i kam kushtuar shumë rëndësi pamjes së jashtme, edhe para se të isha pjesë e ekranit. Ndonjëherë jam e detyruar të dal shpejt nga shtëpia, por zakonisht, kur them se “bëhem gati për pesë minuta”, duhet të më presësh dy orë.

– Si do t’i prezantoheshit një regjisori që dëshiron t’ju ofrojë një rol?

Anisa: – Natyrshëm dhe me thjeshtësinë që më karakterizon. Mendoj se vlerësohet më shumë spontaniteti dhe natyraliteti.

Brisi: – Aktrimi më pëlqen po aq shumë sa televizioni. Nuk kam shumë për të treguar mbi veten sepse jam në fillimet e karrierës sime, por do t’i prezantohesha ashtu siç jam, pa asnjë lloj kompleksi. Pas gati dy viteve në ekran, janë pakësuar edhe emocionet në të tilla raste.

– Çfarë do të donit të bënit në një avion privat?

Anisa: – Të shëtisja nëpër vende të ndryshme të botës, por kjo është e arritshme edhe pa një avion privat.

Brisi: – Hëm, mund të bëja një festë të vogël dhe të çuditshme. Do mendoj ta realizoj ndonjë ditë. (Buzëqesh)

– Do ta ushqenit fëmijën me gji në publik?

Anisa: – S’e kam menduar!

Brisi: – (Qesh) Kam shumë kohë për t’u menduar për këtë.

– Cila është veshja më e shëmtuar që nuk do ta vishnit asnjëherë?

Anisa: – Nuk mendoj se ka veshje të shëmtuara, ka kombinime të shëmtuara.

Brisi: – Veshja duhet të të bëjë të ndihesh mirë me veten, ndaj nuk do vishja asgjë që nuk më pëlqen.

– Disa mënyra se si dhe ku do ta vinit një shall?

Anisa: – Shalli përveçse kompleton veshjen, është edhe mbrojtës, ndaj e vesh sa herë më nevojitet.

Brisi: – Shalli është miku im më i mirë gjatë dimrit, kështu që përgjigjja e parë që më vjen në mendje është: në qafë. Sigurisht, në plazh, mbi rrobabanjo, si bluzë, si fund. Në internet mund të shohësh gjëra nga më të çuditshmet për të bërë me një shall.

– Në ç’rast do t’i riktheheshit marrëdhënies me ish-të dashurin?

Anisa: – Nëse arsyet e ndarjes do të kishin qenë më të shumta nga ana ime, do të reflektoja…

Brisi: – Në asnjë rast; e shkuara duhet të lihet pas.

– Për çfarë ankoheni zakonisht?

Anisa: – Ankohem në raste aq të rralla sa as nuk po më vijnë ndërmend.

Brisi: – Ankohem për gjumin! E dua shumë gjumin në mëngjes dhe shkolla apo puna më privojnë prej tij. Këto kohët e fundit ankohem edhe për flokët. Ngjyra bionde është e tmerrshme!

– Mënyra më e zakonshme me të cilën ju afrohen meshkujt dhe që ju e urreni?

Anisa: – Meshkujt lënë për të dëshiruar me sjelljen e tyre. Urrej ata që edhe pas shumë evitimeve, tentojnë sërish duke u bërë të bezdisshëm.

Brisi: – Ka shumë mënyra dhe pjesa më e madhe është acaruese. Urrej më shumë është kur të bëjnë komplimente pafund, duke thënë që s’kanë pëlqyer asnjë si ti, kur shpesh, nuk të njohin fare.

– Do ta puthnit ju e para djalin me të cilin po dilni dhe që ju pëlqen?

Anisa: – Nëse do të më pëlqente aq shumë, pse jo?! Dashuria nuk njeh radhë apo komplekse të kësaj nayre.

Brisi: – Jo, s’më pëlqen të bëj hapin e parë. Në raste të tilla kanë shumë rëndësi edhe gjërat më të vogla dhe nuk ia lejoj vetes të rrëmbehem nga momenti.

– Mbrëmja perfekte në një natë të ftohtë dimri…

Anisa: – Pranë zjarrit dhe në shoqërinë e miqve të mirë.

Brisi: – Një oxhak, verë e mirë, sigurisht, edhe njerëzit e duhur. Netët e dimrit janë të gjata dhe duhet të shoqërohen me biseda të këndshme. (Buzëqesh)

– Kënga hit, hit, hit?

Anisa: – Calvin Harris & Disciples “Hovv Deep Is Your Love”.

Brisi: – VVilly Vvilliam “Ego”.

– Po ju, do të këndoni ndonjëherë?

Anisa: – Nuk bëhem pjesë e asaj kategorie që këndojnë pa talent. Talenti është dhuratë, në të kundërt, s’të lë mundësi ta zgjedhësh.

Brisi: – Pse jo?! Kam marrë leksione kantoje që prej moshës 11 vjeçare. Kam qenë soliste në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës, por e lashë sepse iu kushtova më shumë shkollës. Më pëlqen shumë të këndoj dhe të provoj veten në gjëra të ndryshme.

– Çfarë do të gjeje në valixhen tuaj gati për udhëtim?

Anisa: – Gjithçka që konsideroj të nevojshme dhe asgjë të panevojshme.

Brisi: – Gjithë dhomën time! (Qesh)

– Reagimi i parë, nëse një shoqe ju thotë se ka rënë në dashuri me ju?

Anisa: – Fillimisht do mendoja se është shaka dhe do të qeshja, por edhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk do te ishte problemi im, por i saji.

Brisi: – Do qeshja dhe do t’i thoja që nuk është zgjuar mirë atë mëngjes. Mendoj se ndjenjat janë njerëzore edhe kur janë ndryshe nga e zakonshmja. Secili prej nesh ka të drejtën të dashurojë dhe të dashurohet sipas mënyrës së tij.

– Hera e fundit që keni vizituar gjinekologen…

Anisa: – Para një muaji. Vizitat te gjinekologu duhet të jenë të rregullta.

Brisi: – E rëndësishme është të jesh e rregullt në kontrollet për të mirën e shëndetit.

– Ushqimi që nuk e fusni dot në gojë?

Anisa: – E pranoj që jam delikate në këtë pikë. Janë të shumta ushqimet që nuk i konsumoj.

Brisi: – Kam marrëdhënie shumë të keqe me perimet, disa prej tyre nuk i kam provuar kurrë. Speci për shembull është një nga perimet që i urrej edhe aromën.

– Nëse do të duhej të hanit vetëm një gjë për të gjithë jetën…

Anisa: – Nuk më mërzitet asnjëherë salmoni gravlax i përgatitur nga motra ime.

Brisi: – Djathi nuk mungon kurrë në pjatën time. Kam 17 vite që e ha e besoj se nuk do të më mërzitet kurrë.

– Për çfarë do të donit të ekzistonte një pilulë çudibërëse?

Anisa: – Për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Të gjithë meritojnë të jetojnë të qetë e të lumtur.

Brisi: – Për të shëruar sëmundjet që nuk kanë shërim.

– Postimi juaj i fundit në Facebook?

Anisa: – Kam kohë që nuk postoj, kam preferuar t’i ndaj mendimet vetëm me veten time.

Brisi: – Një video nga “Fiks Fare”, nga e premtja, duke qenë se neve mund të na ndiqni çdo të premte.

– Vendi ku njerëzit nuk do t’ju shohin asnjëherë?

Anisa: – Nuk ekziston ndonjë vend ku do të doja t’u fshihesha shikimeve të njerëzve.

Brisi: – Në burg. (Qesh) Kurrë mos thuaj kurrë.

– Cila është pyetja që urreni t’ju bëhet?

Anisa: – Njerëzit shfaqin kuriozitet të tepruar dhe më drejtojnë pyetje rreth jetës private…

Brisi: – Pyetja tipike e shqiptarëve: “Kam dëgjuar që te Top-i paguajnë mirë. Sa e ke rrogën?”.

– Dhe cila është përgjigjja, meqë ra fjala?

Anisa: – U lë të nënkuptojnë se janë aspekte që nuk u takojnë.

Brisi: – “Unë jam e kënaqur”.

– Cili mendoni se do të jetë titulli i kësaj interviste?

Anisa: – Mendoj që s’ka aq shumë rëndësi titulli sesa thelbi.

Brisi: – Jashtë Fiksit me Brisin. (Buzëqesh)

– Filmat e preferuar vizatimorë?

Anisa: – Vazhdojnë të mbeten “Tomi dhe Xherri”.

Brisi: – Pak a shumë të gjitha. Asnjëherë nuk rritemi aq shumë sa për të mos i parë filmat vizatimorë. (Buzëqesh)

– Gënjeshtra e fundit që thatë?

Anisa: – Nuk më pëlqen të gënjej, ashtu siç nuk më pëlqen të më gënjejnë.

Brisi: – Ka shumë mundësi të jetë ndonjëra nga këto përgjigjet. (Qesh) Nuk gënjej sepse i them gjërat ashtu si janë, pa e vrarë shumë mendjen, por ndonjë gënjeshtër e bardhë, pa hapur probleme, na lejohet të gjithëve…

– Fotot e fundit që bëtë me celular?

Anisa: – Foton e fundit e kam bërë me qenushin tim të dashur, Pinkin.

Brisi: – Një foto për në Snapchat, pranë bregut te detit.

– Ju ka ndjekur ndonjëherë dikush?

Anisa: – Po, më ka ndodhur. Nuk gjej fjalë për t’i komentuar të tillë njerëz me të cilët është e pamundur të mirëkuptohesh.

Brisi: – Shumë shpesh… Ndonjëherë bëhet edhe e frikshme.

– Çfarë jua përmirëson humorin?

Anisa: – Edhe gjëra të vogla në dukje si: buzëqeshja e prindërve kur kthehem në shtëpi, telefonata e një mikeshe që nuk harron të më kujtojë etj.

Brisi: – Mami, vëllai, dhuratat, ëmbëlsirat ndonjëherë…

– Çfarë keni mësuar deri tani nga jeta?

Anisa: – Kam mësuar që jeta është shumë e bukur për t’u mërzitur e lodhur me gjëra të pavlera, që nuk është e pamundur të falësh, por edhe të kërkosh falje. Kam mësuar se të dhurosh dashuri nuk të kushton asgjë, ndaj duhet dhënë pa njohur kufij. Kam mësuar që njerëzit duhet ta jetojnë jetën pa u ankuar dhe të jetojnë një të tashme të qetë e të paqtë.

Brisi: – Nuk jam e madhe, por kam pasur shumë eksperienca. Kam mësuar që njerëzit nuk janë asnjëherë ashtu siç duken; sa më shumë t’u besosh, aq më shumë mundësi u jep të të bëjnë keq. Kujtdo duhet t’i japësh vendin e duhur dhe atë që meriton. Gjërat mund të duken keq, por gjithmonë ka shpresë për të ecur para. Pavarësisht se sa i pasur je apo kërkon te jesh, të lumtur të bëjnë njerëzit që të mbushin zemren dhe kur ata i sheh mirë. Në fund, kam kuptuar që ti vendos për veten tënde, nuk mund t’i lësh gjërat në dorë të fatit, por duhet të ngrihesh dhe të krijosh fatin tënd.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime

Next Post

Dhëmbi i thyer

Advertisement