Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Më tepër se shokë, që nga fëmijëria ime më e hershme, ata janë si një pasqyrë ku unë shoh 62 vitet e jetës sime. Kanë qenë dhe mbeten edhe komshinj për fat. Se mund të ishin larguar. Dhe shyqyr Zotit, janë gjallë e ma bëjnë çdo mëngjes të këndshëm, kur më përshëndesin. Leno i thërrasin njërit, ka qenë mjeshtër në Uzinën “Dajti”. Kurse tjetri, Voksi (po emrin e vërtetë e ka Ilir), ka punuar fatorino për 40 vjet. Dhe po aq ka qenë Kryetar i Sindikatës në qarkun e autobusëve. Pa ta, jeta ime do të qe disi më e mangët. Më pa kujtime. Mirëpo, ja, Zoti m’i dhuroi edhe këta dy shokë, sa të thjeshtë, aq edhe të mrekullueshëm. Dhe… si unë dikur, çdo mëngjes me gota përpara. Ju përqafoj fort të dyve.

– I dashur miku dhe kolegu i vjetër, Mitro Çela! Ai nipi i vogël që çon çdo ditë në kopësht, më lumturon fort edhe mua. Është si bakllava Përmeti. Të ndjej gëzimin që je bërë gjysh, status dhe profesion që e ëndërroj edhe vetë! Të uroj fort koleg i martuar, dy herë, me po atë që ke për grua. Një herë civile, një herë në Kishë! Urime Mitro.

Advertisement

– Mimozat! Ah, mimozat! Meqë shkojmë te liqeni jemi të parët që po i shohim, se… po, po, kanë çelur. Pavarësisht se me të drejtë miku im, shkrimtari i madh F. Kongoli thotë se “janë gënjyer nga pak ditë diell”. Elsa, shoqja ime inxhiniere thotë “janë naive” dhe unë e mbyll duke thënë “më mirë një mimozë naive sesa një politikan i zgjuar”. Eh, more liqen, që na e bën jeten kaq të mirëpritur! Urime të gjithë liqenasve.

– Siç të thashë, i dashur Flori, Genci Rulin dhe ty, ju kam shumë për pëzemër për ato që thoni në daljet publike, se janë argumentive. Vërtet kam mbaruar edhe Ekonomikun, po, edhe unë, kështu që plotësohem kur lexoj apo takoj njerëz si Prof. Aristoteli, Isa Gorica, Selfo Kuka (ndjesë pastë), Astrit Kallfa etj. Omerin, po e kam përditë te liqeni. Me Ben Malajn dhe A. Civicin flas çdo javë në telefon, kështu që jam i rrethuar nga mendimi ekonomik. Kështu mbetsha, uroj veten, i dashur miku im Florion Mima, djali i të paharruarit, gjigandit të skenes, Prokop Mimës. Të përqafoj fort!

– Kolegu dhe miku im Gëzim Sinemati, teksa më uron për librin më të ri “Kartolina”, me dashamirësi sugjeron se dhjetëra pata të vogla, rosa të vogla, pulëbardha, popullojnë tani liqenin artificial, ndaj duhet të kisha shkruar një kartolinë për to. Jam dakord. Po më thonë se ato janë afro… 300 dhe quhen kredharake (nga fjala kridhem). E po, aferim, moj kartolinë me kredharaket e bukura, që na kënaqni çdo mëngjes!

– Gëzim Musabelliu, miku im i vjetër i minierës Priskë! Dëgjova që je bërë Zv/Ministër i energjetikës. Shkurt, u kënaqa shumë. Unë të kam ndjekur ty edhe në Golem dhe gjithnjë jam ndjerë mirë. Sepse, shkurt, je alamet djali! Domethënë, djalë sa unë te të 60-tat, po nejse, zemrën e ke plot energji. Të uroj fort suksese në detyrën e re, aspak të lehtë, miku i vjetër, Gëzim Musabelliu! Urime!

– Të dashur senatorë të miqësisë time: H. Fratari, L. Leka, G. Mataj, A. Sthylla! Në prag të 14 shkurtit, ditës së dashurisë së njeriut për njeriun tjetër, po them: Në jetën time 62 vjeçare ka patur jo pak që më kanë dalë përpara, në ca çaste zgrip, po me frymë të dobët jetësore. Nuk ma kanë ndezur shpirtin me flakët e bukura të mirësisë, kanë mbetur vetëm ca thëngjinj të tulatur të mbuluar nga hiri i kohës. Krejt ndryshe ndodh me ju: Vite e vite dhe prapë vite, por ju vetëm ushqeni mirësi në jetën time. E bëni këtë, sepse e keni brenda vetes, në nivelin “Bio”. Ju përqafoj fort!

– Javën që shkoi, edhe pse ishte ujë i ftohtë brisk, Lezha më dhuroi një gur të çmuar në shumësinë e intervistave të mia. Ishte ajo me kryetarin aktual të Bashkisë Fran Frrokaj. Ky inxhinier mekanik që e kish marrë jetën shkallë–shkallë, kishte një realizëm mahnitës, me ato që thoshte, që analizonte, që premtonte. Dhe sa i kujdesshëm ndaj paraardhësit! Unë nuk e mbaj veten për ndonjë shpirt njohës të klasit të parë, po kaq mund ta them me bindje: Çdo gjë që ai bën në krye të Bashkisë, zhvillohet brenda ligjeve të dashurisë për këtë qytet të lavdishëm të shqiptarëve, siç është Lezha. Shkurt, ishte një fat i madh që të njoha. “Shkenca” e shpirtit tim si shkrimtar, i ka fort për zemër, njerëz nga të plotësuar. Të përqafoj fort, miku im i ri, Fran Frrokaj!

– E dashur Nela (Noela)! Prej vitesh, si me ty, si me nënën tënde, Dritën, si me motrën tënde Ketën, kemi një miqësi kaq të pastër. Mirëpo ti jo vetëm pse je mamaja e dobësisë time Ajlit, jo vetëm për këtë pra, por ke një mendje “free”, të hapur, të emancipuar dhe i lejon vetes të diskutosh edhe për tema që për ca injorantë janë tabu. Pra, më pëlqen që nuk shtiresh, që nuk i fsheh ndjenjat e vërteta, që do të bësh jetën që i takon një femre, me tërësinë e saj dhe, kjo po! Kjo është kaq e natyrshme, në një të vetme jetë që kemi. Të puth kaq fort, njeri i çiltër, Nela!

– Janë një çift pensionistësh, me sa di, nga familja e mirënjohur Kongoli, nga Elbasani, quhen Engjëllushe dhe Skënder. Herë pas here u përgjigjen karameleve (që unë shpërndaj çdo ditë nga 100 kokrra) me ndonjë copë keku apo çokollate. Unë prekem shumë, sepse në përgjithësi qeras dhe jo me qerasin. Gjithsesi, e vlerësoj fort gjestin fisnik të këtij çifti të mrekullueshëm që kanë bërë kontratë me dashurinë për jetën. Ju uroj të dyve 14 shkurtin, ditën e dashurisë njerëzore! Urime!

– Aty te pallati që ka ndërtuar miku im Behar Malaj, afër liqenit, në katin e parë, është një degë e Bankës “Raifeissen” dhe në këtë degë është një kryetar dege, që nuk ja di emrin. Po ç‘më duhet ai mua? Kur e shoh që çohet ndonjëherë dhe lëviz, lëshon një nur …… që më ngroh fort. Është nga ata tipa dhe plot mençuri. Gjithësesi këto rradhë, i kam për t’i uruar 14 shkurtin, me dëshiren që një ditë të pime edhe një kafe bashkë. Urime, njeri interesant!

– Zvarritu dhe kacavirru miku im Arqile, zvarritu, në ato rrënojat e Dajtit për një tufë mimozash të freskëta për gruan. Ti pensionist, ajo pensioniste. Po, ja që nuk u ngopkeni me dashuri. Edhe unë nuk përtoj ta fiksoj këtë çast kaq divin dhe ta përcjell në gazetë në formë urimi, siç bëra edhe në televizion. Gëzuar 14 shkurtin, Arqile!

– Dy miq të mitë të hershëm, me të cilët kam punuar me rininë, e që sot janë deputetë, Fatmir Xhafa dhe Koço Kokëdhima, te gjimnazi i famshëm “Ali Demi” Vlorë, kanë patur një mësues të famshëm: Ali Balajn, babanë e inxhinier Fredit. Kjo më ngroh shumë. Shikoj se si lidhen gjërat, se si lidhen mirësitë. Them kështu, se unë i njoh të tre, kurse mësues Aliun e kam parë te Fredi në foto. Një gjë më lëviz brenda, për të shkruar më gjatë. Sot ju uroj të gjithëve: Gëzuar 14 shkurtin! Ty Koço, të uroj edhe për pensionin e koleksionistit!

– Dhe ja, kryeurimi për gocat e “Intervistës”. Kam thënë që ato u dhurojnë njerëzve çdo të shtunë një “14 shkurt”. Nuk i heq asnjë presje, shtoj vetëm dëshiren që viti tjetër t’i gjejë me unazë në gisht. Nga ato “prej vërteti”. I uroj fort të gjitha, pa e dalluar burrelsen, këtë radhë!

– Siç të thashë edhe te liqeni, i dashur Erion, më pëlqeu fort intervista “tokësore” e datës 30/01/2016, me të mirënjohuren K. Cenkollari. Veçmas, me gëzoi analiza që i bëre rrezikut të paralelizmit, në jetën e një partie dhe kudo. Kështu mbetsh, miku im Erion Braçe! Të fala Dashit, gëzuar 14 shkurtin!

 

Urim për Petrit Metën nga Petrela e Tiranës. Ti je njeri pozitiv dhe korrekt. Arturi i kafazit

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojen vajza...

Next Post

Asgjë si më parë...

Advertisement