Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

17 shenja që tregojnë se ke probleme me shëndetin

Nëse doni të mbani nën vrojtim shëndetin tuaj, nuk ju kushton gjë të shihni veten në pasqyrë për dy minuta. I keni sytë ngjyrë rozë? Ju janë nxirë thonjtë në majë? Ndryshimet e vogla që gjeni në trup mund të jenë shenja paralajmëruese për probleme më serioze.

“Ke kolesterol të lartë?”, më pyeti doktori im. Unë i thashë jo, por ai më dërgoi të bëja ca analiza sepse kishte vënë re disa njolla dhjamore rrotull syve. Kishte të drejtë; kolesterolin e kisha të lartë”.

Sigurisht, nuk duhet të shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël, por kur ajo vazhdon dhe nuk largohet, atëherë është mirë të shkoni te doktori për një kontroll.

Advertisement

 

  1. Thinjesh para të 40-tave

Thinjat e parakohshme mund të kenë një shkak mjekësor. Nëse 50% e flokëve tuaja janë thinjur para moshës 40 vjeçare, është mirë të bëni analizat e diabetit, thonë specialistët.

  1. Vende të ashpra në lëkurë

Njollat e ashpra në lëkurë apo keratozat, janë zakonisht beninje. Ato me ngjyrë të errët janë të trashëgueshme, por të padëmshme. Megjithatë, keratozat e shkaktuara nga dëmtimi i diellit janë një shenjë e hershme e kancerit të lëkurës, pra, është mirë të këshilloheni me mjekun.

  1. Vetulla të shkurtra

Nëse ju bien qimet e fundit të vetullave, kjo është shenjë e tiroides joaktive. Prej kësaj mund të keni edhe rënie të flokëve, por mund të merrni ilaçe për ta zgjidhur problemin.

  1. Qepalla të varura

Nëse i keni qepallat e varura, shkaku mund të jetë jo vetëm mosha apo një tipar i trashëgueshëm. Nëse ato varen aq shumë sa ndikojnë edhe në shikim, mbase ka ardhur koha të bëni një operacion plastik të domosdoshëm.

  1. Të bardhë të syrit jo të bardhë

Kjo zakonisht tregon që ju jeni të lodhur, ose që keni pirë shumë. Megjithatë, nëse kjo gjendje vazhdon dhe e bardha e syve tuaj bëhet e verdhë, mund të jetë shenjë e sindromës së Gilbertit, kur bilirubina grumbullohet në gjak, duke shkaktuar verdhëzën. “Syri rozë” është një emër i zakonshëm për konjuktivitin (infeksion sysh). Nëse vazhdon, bëni një analizë për klamidia (lloj myku), që shkakton enjtje të syrit.

  1. Bulëza veshi me rrudha

Në një studim të Gazetës Amerikane të Mjekësisë u zbulua se rrudhat diagonale në bulëzën e veshit tregojnë për rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës me 77%, nëse kjo gjë vihet re në të dy veshët. Thuhet se këto rrudha tregojnë një mungesë elasticiteti, gjë që prek edhe arteriet. Megjithatë, fajtore mund të jetë edhe mosha. Rrudhat në bulëzën e veshit shtohen me kalimin e moshës, siç shtohet edhe mundësia për sëmundjet e zemrës.

  1. Skuqje të fytyrës

Skuqja e faqeve dhe e hundës (rosacea) shpesh prek gratë e moshës 30-55 vjeçare. Stresi, dielli dhe ushqimet pikante shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut, ndaj bëni mirë të kufizoni ekspozimin në diell. Rosacea mund të prekë edhe sytë dhe nganjëherë, ngatërrohet me lupusin. Kështu, është mirë të shkoni te patologu, i cili mund t’ju japë antibiotikë.

  1. Çarje të buzëve

Çarjet e cepave të buzëve nganjëherë shkaktohen nga një mungesë e vitaminave B ose e zinkut. Kur këto vazhdojnë gjatë, mund të shkaktohen nga myku. Në këto raste, nevojiten ilaçe.

  1. Enjtje të gushës

Ju do ta vinit re patjetër një enjtje të gjëndrave, por nëse keni një enjtje në qendër të gushës poshtë, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së Graves (tiroide shumë aktive) që ndodh më shumë te gratë e moshës 20-50 vjeç, veçanërisht nëse i keni edhe sytë e dalë dhe jeni duke rënë në peshë.

  1. Nxirje pa ekspozim në diell

Nxirja e lëkurës është gjithmonë mirë të shihet nga mjeku. Një shkak i rrallë i kësaj mund të jetë sëmundja e Adisonit (probleme me gjendrrat mbiveshkore), gjë që ju bën të ndiheni edhe të lodhur dhe të keni dhembje në trup. Nëse e keni diçka të tillë, lajmi i mirë është se mund të trajtohen.

  1. Keni gjoks të madh

Nëse keni gjoks të madh, është mirë të jeni të dobët poshtë. Sipas një studimi kanadez të kohëve të fundit, nëse keni gjoks të madhësisë mbi normalen, mund të keni më shumë prirje për diabet dhe një bel i hollë mund t’ju mbrojë prej tij.

  1. Lëkurë si e pulës

Nëse ju bëhet vazhdimisht mishi kokrra-kokrra, kjo mund të shkaktohet nga një mbiprodhim i keratinës dhe është diçka e zakonshme. Një në tre veta e kanë këtë, zakonisht në krahë. Janë të padëmshme, por nëse ju bezdisin, lajeni trupin me një solucion pa sapun dhe me shumë hidratant, ose bëni si Kleopatra dhe lahuni me qumësht, sepse acidi laktik mund t’ju ndihmojë. Nëse ato çahen, dermatologu mund t’ju japë një krem me steroide.

  1. Dhjamë në ije

Këto quhen edhe “dorezat e dashurisë” dhe nuk mund t’i zhdukni aq lehtë (si dhjamin e barkut kur e fusni brenda!). Sidoqoftë, dhjami në këtë zonë është i rrezikshëm, sepse shton gjasat për diabetin, sëmundjet e zemrës dhe demencën.

  1. Pëllëmbët e duarve të kuqe

Këto mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes së mëlçisë. Shoqërohen edhe me gjendjen e letargjisë, ose të ndjerit keq. Është mirë të kërkoni këshillë mjekësore sa më shpejt, për të kufizuar dëmet.

  1. Gisht i gjatë i unazës

Nëse gishti juaj tregues është më i shkurtër sesa gishti i unazës, kjo tregon se jeni ekspozuar ndaj niveleve të larta të testosteronit kur ishit në mitër. Kjo mund t’ju japë shumë ambicie dhe një dëshirë të madhe seksuale, por mund t’ju bëjë edhe më të prekshëm ndaj artritit të gjurit, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Notingamit. Forconi muskujt e këmbës, në mënyrë që ata ta mbajnë më mirë gjurin.

  1. Thonj me vija

Vijat horizontale në thonj mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të kaluar, ose mosushqyerjes, ose tregojnë se e keni goditur thoin me diçka, por nëse këto shenja vazhdojnë të dalin, duhet të merrni masa për të përmirësuar shëndetin. Thonjtë në formë të mysët mund të jenë një simptomë e anemisë dhe thonjtë që janë të zbehtë në zonën e lëkurëzave dhe kafe në të kuqe në majë, mund të jenë shenjë e problemeve në veshka.

  1. Këmbë të ftohta

Këmbët janë larg zemrës, prandaj janë shpesh vendi i parë ku shfaqen së pari problemet me enët e gjakut. Këmbët dhe duart shumë të ftohta kanë lidhje me sindromën e Reinaudit, ku gishtat e këmbëve dhe të duarve nuk furnizohen sa duhet me gjak. Por mos u mjaftoni vetëm duke veshur çorape;  kjo gjë është e lidhur me disa sëmundje autoimunitare, kështu që nevojitet të shkoni te doktori.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Grupi “5 yjet” Do të këndojmë kudo ku ka publik shqiptar!

Advertisement