Përbërësit
2 filxhanë djathë kaçkavall të grirë (për shembull i tipit çedar)
½ kanoçeje ose shisheje me birrë cilësore.
Përgatitja
Në një tenxhere vëmë të nxehet birra dhe hedhim në të një grusht djathë. E përziejmë derisa të shkrijë dhe pastaj vazhdojmë kështu me gjithë djathin e mbetur. Do të krijohet një salcë djathi kremoze. Mund ta shërbeni me bukë precel.