Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Abortova fëmijën
Asan Sinani: Si e arrita suksesin ne Belgjike
Nuk po i heq dot iriqët

Asan Sinani: Si e arrita suksesin ne Belgjike

image-0ffbf9818d2d984856fe9e54eea3850950805049b7e5afc5420f60a9a71e70ed-V image-8430da2e1d89a9613fb8e42e2387a6a4f69bad7d07a11366eb157d5df7b67ca7-V image-a9e8583c0c5f1846b848826028a320cf5587c78c4eeaf795993a16606875a4c7-V received_982703518462998
received_982692155130801
Ai është një model suksesi në biznes, historia e të cilit fillon vite më parë kur emigroi nga Shkupi në Belgjikë. Që nga ajo kohë, Asan Sinani ka njohur vetëm suksese. I pyetur se cili është sekreti i suksesit të tij ai thotë se receta e vetme e suksesshme, është guximi për ndryshim dhe të kuptosh se çfarë do realisht publiku. Duke I uruar shumë suksese, në intervistën që kemi përgatitur me të do njohim një njeri suksesi që e ndjen veten në nivelin më të lartë të

– Asan, një prezantim për lexuesin dhe për ne, do donin të dinim diçka më shumë rreth jush dhe punës që bëni?
– Unë dua të bëj një prezantim në fillim për lexuesin dhe publikun, jam Asan Sinani vij nga Shkupi , prej shumë vitesh jetoj dhe punoj në Belgjikë. Këtu në Belgjikë më njohin me emri Asan Shkupi. Puna ime ka të bëjë me biznesin ku unë posedoj disa lokale këtu në Bruksel, ku më të veçantët janë ato që kanë më shumë emër në Belgjikë e jashtë saj, “VIP” dhe VILLA LOCA”
– Në 17 shkurt, për nder të pavarsisë së Kosovës, ju keni organizuar një koncert madhështor në Belgjikë. Çfarë mund te na thoni rreth këtij eventi, kush ishte i ftuar, si doli koncerti?
– Kjo mega mbrëmje e 17 shkurtit ishte vetëm njëra ndër shumë mbrëmjeve të tjera që kam organizuar dhe të them të drejtën në çdo organizim timin që kam bërë çdo herë kam pas 2000 deri në 3000 persona , për mbrëmjen e fundit tkam pasur të ftuar artistë nga të gjitha trevat dhe nga të gjitha zhanret e muzikës, kam pasur të ftuar yje të artit shqiptar duke filluar nga moderatori më i mirë shqiptar Labi, këngtaret Sinan Hoxha,Shkurte Gashi,Ledri,Dafina,Mc Beka e shumë të tjerë. Ishte një sukses I vërtetë koncerti I 17 shkurtit të këtij viti.
– A ndiheni i vlerësuar në punën që bëni?
– Unë jam ndër të parët që kam filluar të merrem me organizim mbrëmjesh në Blegjikë dhe e njoh mirë këtë punë. Përpiqem që të jem shumë komunikues me publikun dhe gjithmonë jam munduar të sjell personazhet më të dashur dhe të preferuarit për ta. Këtu, gjithçka ka të bëjë me besimin në organizimin e mbrëmjeve, ku publiku ka arritur të vlerësoje punën time dhe ka parë që mbrëmjet që organizoj janë të një lartësie shumë të madhe. Nga mbrëmjet që kam organizuar nuk mund të veçoj asnjërën, sepse deri sot të gjtiha kanë qenë të suksesesshme.
– Ka ndonjë recetë që duhet të ndiqet që një koncert të dalë me sukses?
– Unë mendoj se receta apo sekreti i një realizimi të një mbrëmjeje është përdorimi I duhur I ideve dhe i mendjes. Më besoni, nuk është e lehtë që të mun të bësh përzgjedhjen e duhur të stafi dhe të sjellësh në
-Ti organizon shpesh koncerte të tilla, madje mund te themi i pari që ke organizuar koncerte te tilla. Si i gjykon koncertet nëse do dalin apo jo me sukses?
– Unë gjithmonë kam projekte në mendje por asnjëherë nuk i tregoj deri sa të jem 100% i sigurtë dhe I përgatitur në atë që kam ndërmend të bëj. Prandaj, gjithmonë kam sukses.
– Cili është synimi i origjinalitetit të një koncerti si ai që realizon ti?
– Synimi por edhe efekti i origjinalitetit të një koncerti të realizuar është vetë knaqësia e artistëve dhe publikut, falenderimi i tyre ndaj meje.
– Cilat janë mënyrat më efikase për të goditur te publiku?
– Mënyra më efikase për ta goditur publikun është përzgjedhja e qëlluar e artistëve që do jenë në mbrëmje. Unë gjithmonë prek publikun duke ua lexuar mendjen dhe dëshirën e tyre se kush mund të jenë të preferuarit e tyre dhe kam arritur të lexoj mirë deri tani.(Buzëqesh)
– E ke menduar me se do merreshe nëse nuk do bëje punën që bën?
– Duke qenë se unë kam lokale nën pronësi, do isha marrë me ato pa organizuar mbrëmje, megjtihëse gjithmonë kam qenë I mendimit që gjërat ndodhin për një arsye, kështu që edhe kjo që bëj unë e ka një arsye, të gëzoj publikun me mbrëmje të bukura.
– A ndjen konkurrencë, duke qenë se ka edhe organizatorë të tjerë në Belgjikë?
– Nuk e shikoj veten të konkurrueshëm, sepse vetë puna ime dhe arritjet e tregojnë një gjë të tillë.
– Sipas teje, kush ecën mirë në karrierë?
– Nuk mund të them se kush ecën mirë në karrierë, por mund të flas për veten sepse njeriu niset nga vetja dhe veten e shikoj në nivelin më të lartë të organizatorëve të mbrëmjeve dhe koncerteve.
– …po realisht kush del më i fituar nga gjithë këto arritje?
– Kam përshtypjen që më shumti fiton publiku sepse kënaqësia është mbi të gjitha.
– Cila është mënyra më e mirë e promovimit për një artist?
– Mënyra më e mirë promovimit të një artisti është nëse i jepet mundësia të gjendet para një publiku të madh dhe të japë maksimumin e tij.
– Ti ke vite në Belgjikë. A ndjen ndonjë ndryshim mes vendlindjes dhe vendit ku jeton?
– Po, është e vërtetë që unë kam shumë vite në Belgjikë dhe mund të them që Shkupi dhe Brukseli janë dy qytete që nuk i ndaj dot, tek të dy gjej kënaqësi shpirtërore dhe kjo ka shumë rëndëis për mua.
– Ke ndonjë mesazh, ndonjë urim në përfundim të kësaj interviste?
– Intervistën do ta mbyllim me urimin më të mirë për popullin tim, ju uroj shëndet, rehati në familjet e tyr, i them që të kenë besimin e duhur tek unë dhe unë do mundohem që gjithmonë t’ju sjell kënaqësi me shumë surpriza. Ju dua, populli im.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Abortova fëmijën

Next Post

Nuk po i heq dot iriqët

Advertisement