Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë mund të ketë im shoq?

– Përshëndetje, kam një pyetje për doktor Evin. Jam 25 vjeçe, e martuar. Në fillim të fejesës, kur bënim marrëdhënie me bashkëshortin, gjithçka ishte normale, domethënë, dy vjet kemi patur marrëdhënie seksuale të kënaqshme. Edhe pse ishte jashtë shtetit, kur vinte, kishim marrëdhënie seksuale të rregullta. Tani që jemi martuar dhe jetoj me të, kemi probleme sepse penisi i bashkëshortit nuk ka ereksion, është shumë i butë dhe nuk depërton pa e lyer me krem vaginën. Kam frikë mos marr infeksion nga kremi. Çfarë më sugjeroni? Çfarë problemi mund të ketë im shoq?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:  – E nderuar 25 vjeçare, me sa po kuptoj, yt shoq ka filluar të ketë elemente të disfunksionit erektil (impotencë). Impotenca seksuale ka dy forma: psikogjene dhe organike, gjë që rezulton me mosfryrjen maksimale të penisit gjatë aktit seksual. Për impotencën seksuale ne kemi diskutuar dhe vazhdojmë të diskutojmë përsëri, duke qenë se kemi shumë raste me një problem të tillë. Megjithatë, ka një gjë pozitive, sepse kjo impotencë është e kurueshme pothuajse 100 %. Duke qenë se jeni në moshë të re, mendoj se problemi që ka yt shoq me impotencën është me natyrë psikologjike.

– Përsa i përket kremit që thoni ju për kryerjen e aktit seksual, është i këshillueshëm sidomos në moshat e avancuara përdorimi jo i kremrave, por i lubrifikantëve të tretshëm në ujë, të cilët mund të lahen me ujë të zakonshëm pas përfundimit të aktit seksual. Ky lubrifikant ndihmon edhe partneren për të arritur një akt seksual cilësisht të mirë duke e shoqëruar me njëfarë masazhi apo prekje të organeve seksuale dhe klitorisit në momentin e përgatitjes së aktit seksual. Për fat të keq, në vendin tonë nuk janë shumë të përdorshëm këta lubrifikues. Ky xhel lubrifikues nuk krijon infeksion, por vetëm do ta ndihmojë çiftin të kryejë një akt seksual cilësor. Sidoqoftë, për shqetësimin tuaj, jeni të mirëpritur për një vizitë nëse doni të merrni një informacion më të hollësishëm dhe partneri juaj të kurohet për problemin që ka.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Ja ke uron, Sabina Dana per 8 mars...!

Advertisement