Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse ne kemi mjekër ndërsa njerëzit e Neandertalit, jo?

 

Njerëzit e sotëm kanë një tipar të cilin paraardhësit tanë të lashtë, njerëzit e Neandertalit dhe gjithë speciet e tjera, nuk e kanë: mjekrën. Pse? “Duket si gjë pa rëndësi, por mjekra është kaq interesante pikërisht sepse ne jemi të vetmit që e kemi”, thotë Nathan Holtoni, që studion tiparet e fytyrës dhe kafkës në universitetin e Ajovas. Studimet e reja të bëra nga Holtoni dhe kolegët e tij, tregojnë se mjekra nuk ka ardhur si pasojë e forcave mekanike, si përtypja, por është rezultat i një përshtatjeje evolucionare që përfshin madhësinë dhe formën e fytyrës, mbase e lidhur me ndryshime në nivelet e hormoneve, ndërkohë që jemi bërë qenie më shoqërore. Këto zbulime mund të qetësojnë debatet që vazhdojnë prej më se një shekulli, në lidhje me faktin se si është krijuar mjekra te njerëzit.

Fytyra më të vogla

Advertisement

Duke përdorur analiza të përparuara biomekanike të fytyrës dhe kafkës së afro 40 njerëzve që nga mosha 3-20 vjeçare, studiuesit dolën në përfundimin se forcat mekanike, përfshi edhe përtypjen, ishin të paafta të prodhonin rezistencën e nevojshme që të krijohej një kockë e re në nofullën e poshtme. Në rezultatet e publikuara në “Gazetën e Anatomisë”, studiuesit shkruan se shfaqja e mjekrës te njerëzit modernë është një gjeometri e thjeshtë: Meqë fytyrat tona u zvogëluan gjatë evolucionit (ato janë 15% më të vogla sesa te njerëzit e Neandertalit), doli në pah mjekra si emblemë në fund të fytyrës sonë. “Fakti që mjekra nuk është shkaktuar nga përtypja tregon se ajo nuk shërben as për të larguar stresin”, shton Holtoni.

Ndryshimi i stilit të jetesës dhe hormoneve

Antropologët e drejtuar nga profesori Robert Fanciskus, mendojnë se mjekra është pasojë dytësore e ndryshimit të stilit tonë të jetësës, duke filluar nga 80 mijë vjet më parë dhe duke u përshpejtuar me emigrimin e njerëzve nga Afrika, afro 20 mijë vjet më vonë. Ja, cila është ideja e tyre: Njerëzit modernë evoluan, nga grupe gjuetarësh pak a shumë të izoluar nga njëri-tjetri, te grupe bashkëpunuese që formuan një rrjet shoqëror. Këto grupe më të lidhura duket se e kanë përmirësuar mënyrën e tyre të shprehjes me anë të artit dhe simboleve. Meshkujt në veçanti duken më të qetë në këtë periudhë, duke luftuar më pak për territore e pasuri dhe më të gatshëm për të bërë aleanca, të evidentuara me shkëmbimin e të pasurive dhe ideve nga të cilat përfitonin secili dhe të gjithë. Ky ndryshim në qëndrim ishte lidhur me nivele të reduktuara të hormoneve (testosteroneve), duke shkaktuar ndryshime të dukshme në zonën e fytyrës dhe kafkës. Një ndryshim i madh ishte zvogëlimi i fytyrës, një faktor që lejoi shfaqjen e mjekrës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Shtëpia prej keku e Hansit dhe Gretës ekziston vërtet

Advertisement