Për ta parë nuk e pashë, por sa mora vesh që në Parlament kishin goditur me vezë zotin Rama, u nisa me të shpejtë. Rrugës mendoja: Kush mund të ketë qenë ai trim që e ka bërë këtë akt heroik? Të ketë qenë Saliu, vallë? Mendja më thoshte për “Jo”. Saliu nuk godet me vezë. Ai kur ta ngop, ta ngop me ndonjë gjë që të çon në dynjanë tjetër! Në atë moment, deputetët e PD-së po dilnin nga dera e Parlamentit. Sytë ia vura një njeriu me jakën e palltos të ngritur dhe me kapele në kokë. Ishte zoti Strazimiri…
Kaso Kosa: – Përshëndetje, zoti Strazimiri!
Gent Strazimiri: – Përshëndetje Kaso!
– Megjithëse nuk kam e parë kronikën në televizor, jam i bindur që ju e qëlluat zotin Rama me vezë.
– Unë e qëllova, e vërtetë. Po nga të shkoi në mendje kjo gjë?! Domethënë, pse e mendove që mund ta kisha qëlluar unë?!
– Vetëm një “sherif” mund të jetë kaq trim, zoti Strazimiri. Ju me këtë kapele në kokë, ngjani tamam i tillë. Mund të më thoni ju lutem: Përse e goditët ju zotin Rama dhe jo ndonjë deputet tjetër juaji?
– Gjithçka ishte e përcaktuar për goditjen me një plan të qartë e të studiuar mirë. Kur u ndanë rolet në mbledhjen që bëmë në PD, u vendos që goditjen kryesore ta bëja unë.
– Po përse iu caktua pikërisht juve kjo detyrë e jo ndonjë tjetri?! Për shembull, t’i caktohej zotit Edi Paloka…
– Paloka s’shikon fare nga sytë, o Kaso. Po t’i caktohej atij detyra që të godiste Edi Ramën, në vend që t’ia ngopte Ramës, kishim frikë se do t’ia ngopte Berishës. Edi Palokës i duken të gjithë njëlloj. Pastaj, nëse Edi Paloka do të godiste Edi Ramën, media proqeveritare do të shkruante: “Edi qëlloi Edin” dhe në publik do të perceptohej sikur Edi (Rama) kishte goditur veten dhe nuk ishte goditur nga opozita. Kupton? Ndaj strukturat e PD-së me zotin Berisha mbi krye, vendosën që jo Edi Paloka, por unë ta kryeja aktin e goditjes.
– Përse nuk u përzgjodh zoti Paloka e mora vesh, por nuk mora vesh: përse u përzgjodhët ju dhe jo ndonjë deputet tjetër i PD-së?
– U përzgjodha unë sepse më ka dalë nami i keq që “Strazimiri nuk të godet”, ndaj. E ke parasysh besoj që më goditën me grusht në Parlament dhe unë nuk godita?
-….
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)