Gezuar datelindjen Vllazni!
16 shkurt 1919 – 16 shkurt 2016
Rralle mund te gjesh ndonje vend tjeter, ku te jene sinkronizuar aq mire kultura e nje qyteti me domethenien e nje emri (Shkodra dhe Vllaznia). Rralle mund te gjesh ndonje vend si Shkodra,ku qytetaret e saj ta kene bere Vllaznine pjese te pandare te jetes se tyre. Vllaznia eshte pra nje simbol ne jeten e shkodraneve. Me te jane te lidhura ngjarje te pashlyera, kujtime, mbresa, emocione. Me kete nuk dua te them vetem se Vllaznia eshte vendlindja e futbollit, sportit me te bukur por edhe sportet e tjere me mire se askund e kane gjetur veten ne Shkoder.Ndaj ajo ka prodhuar me shume mjeshtri se askush tjeter Vllaznia ka qene dhe eshte i domosdoshem si ajri per ekipet tona kombetare. Futbolliste, basketbolliste, volejbolliste,cikliste,notare, shahiste,boksiere, mundes i kane dhene sportit tone kombetare shume nga karakteristikat e tyre, te mbushura me klas te larte, i denje per nje sport bashkekohor.Mbresat per Vllaznine nuk mbarojne kurre. Por ne kete dite te shenuar dua te kujtoj ata kuadro te shumte, qe punuan gjate nje shekulli per Vllaznine, ata trajnere, sportiste. Tifozet e zjarrte shkodrane, qe jane zemra e kesaj Vllaznie shekullore. Une po e ilustroi kete Urim per Vllaznine time me nje foto. Nuk eshte ekipi me i mire por ka shume simbole te Vllaznise. Vllaznia gjate nje shekulli ka prodhuar vec miresi. Ndaj uroj me shume mall e nostalgji Perjetsisht me Vllaznine!.