Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lindita Halimi: Si arrita tek “American Idol”

Këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi u prezantua më datë 6 janar 2015 në spektaklin më të ndjekur në SHBA, “American Idol” (Idhulli amerikan) me këngën “It’s a Man’s world” ku u vlerësua maksimalisht nga anëtarët e jurisë Xhenifer Lopez, Herri Konik dhe Keith Urban. J-Lo, atë mbrëmje theksoi se: “Lindita ka një zë të fuqishëm dhe dëshiroj ta shoh përsëri në garë gjatë fazës së ardhshme”. Të tre anëtarët e jurisë votuan pro Lindës. Një rëndësi të veçantë, asaj i ka kushtuar edhe faqja zyrtare e “American Idol” duke postuar bashkangjitur me videon edhe komentin rreth historisë së jetës së saj dhe vokalit: “Histori frymëzuese… ajo ka shumë talent”. Por si shprehet Linda për këtë pjesëmarrje, emocionet e garës, bashkëpunimet me artistë të mëdhenj në industrinë e muzikës, por edhe shumë të tjera, do t’i mësoni në intervistën e saj për gazetën “INTERVISTA”.

 

Box

Advertisement

Këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi, ka spikatur përherë me talentin e saj duke u vlerësuar edhe më herët nga kritika e muzikës shqiptare si një artiste me vokal të fuqishëm. Një vajzë tejet ambicioze, duke provuar gjatë jetës së saj sfida të ndryshme, e filloi karrierën muzikore me pjesëmarrjen në edicionin e tretë të spektaklit të talenteve në Tiranë, “Ethet e së premtes” ku ajo ishte finaliste. Më pas, karriera artistike do të vazhdonte me prezantimet e njëpasnjëshme në kompeticione të ndryshme si Top Fest, Kënga Magjike, Festivali i Këngës në RTSH, etj., duke u vlerësuar kudo me çmime të para, të dyta dhe të treta. Vitet e fundit ajo u largua nga Kosova së bashku me partnerin e saj, Big D, duke u vendosur në SHBA. Linda kishte kohë që fliste me shumë pasion për pjesëmarrjen e saj në ekranet amerikane, ky ishte një nga qëllimet që i kishte vënë vetes, por për këtë iu desh vërtet shumë punë jo vetëm vokalisht, por edhe fizikisht. E kujtoj Lindën që në prezantimet e saj të para në Festivalin e Këngës në RTSH dhe sa herë më jepej rasti e komplimentoja për zërin e saj, por kur e takova në Fest’ 53 (ku me këngën “S’të fal” ajo u vlerësua me çmimin e tretë), ajo ishte tejet elegante. Do të ishte pikërisht ky momenti e duhur kur ajo ishte gati për të realizuar ëndrrën e saj, të shfaqej më në fund në ekranet televizive amerikane dhe pikërisht në një nga spektaklet me shikueshmërinë më të lartë, siç është “Idhulli amerikan”, ku zëri i saj mund të dëgjohet në të gjithë botën. Ne urojmë dhe shpresojmë vërtet që idhulli për amerikanët këtë vit, të jetë Lindita Halimi.

 

Sava Lena: – Përshëndetje Lindita! Si je?

Lindita Halimi: – Përshëndetje të gjithëve!

– Pas pjesëmarrjes dhe fitores së çmimit të tretë në Fest ‘53 muajin e kaluar, një tjetër impenjim edhe më i rëndësishëm tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na trego si arrite deri në “American Idol”?

– Kur dëgjova se organizatorët e “American Idol” do të vinin në qytetin ku unë jetoj prej dy vjetësh, në Atlanta Georgia, me shaka e hodha si batutë midis miqsh se “po shkoj të marr pjesë edhe unë”… Por ata e morën seriozisht këtë gjë dhe filluan të më inkurajonin që të shkoja vërtetë të konkurroja në “American Idol”. Ndërsa unë, me thënë të drejtën, në fillim, deri në momentin që më duhej të shkoja, nuk e mora seriozisht audicionin. (Qesh)

– Sa punë të është dashur për t’u prezantuar në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm amerikan?

– Pavarësisht audicionit, unë vazhdimisht punoj shumë me vokalin tim dhe sigurohem që çdo performancë të jetë në nivelin e duhur, edhe pse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë gjatë një paraqitjeje të caktuar live. Në fillim ishin disa procedura të gjata të kontratave, por mund të them se i gjithë stafi i “Idol” është shumë profesional dhe çdo gjë ka rrjedhur natyrshëm.

– Mendon se mund t’ia dalësh që të jesh ti idhulli i amerikanëve?

– Nuk di çfarë të them, e rëndësishme për mua është që kjo fazë kaloi me sukses dhe të tre anëtarët e jurisë më vlerësuan maksimalisht për vokalin tim.

– Si ndjehesh pas këtij kualifikimi?

– Shumë e lumtur! Kam marrë vlerësime dhe urime pa fund!

– Mendon se pas kësaj gare të madhe do të të hapen dyert e suksesit në tregun e muzikës botërore?

– Në këtë talent shou kanë marrë pjesë me miliona konkurrentë dhe vetëm 250 u zgjodhën për të kaluar në fazën e parë, 80 talente për në fazën e dytë dhe për mua është një kënaqësi e madhe që e kalova këtë fazë me sukses. Në këtë kompeticion, edhe sikur të mbetesh te 80 konkurrentët më të mirë është një nder i madh, pasi të hapen shumë dyer në vazhdim. Qëllimi im nuk është patjetër ta fitoj garën; qëllimi është që të më jepet hapësirë televizive dhe të më dëgjohet zëri në gjithë Amerikën, sepse ky kompeticion ndiqet nga të gjithë këtu….

– Si ndjehesh kur mendon se të vlerësoi edhe Xhenifer Lopezi?

– Ndjehem e mrekulluar pas vlerësimit që mora nga juria profesioniste, nga Xhenifer Lopezi, Herri Konik dhe Keith Urban. Këto kohë po kënaqem vërtet shumë. Shpresoj vetëm që zëri im të dëgjohet kudo nëpër botë. Pa diskutim që edhe unë do të punoj shumë në vazhdim. Më pas, sukseset vijnë vetë.

– Çfarë pret të ndryshojë në jetën tënde nëse zgjidhesh ti zëri më i mirë i Amerikës?

– Unë kam punuar me njerëz të mëdhenj në industrinë e muzikës edhe përpara këtij kompeticioni, si legjendarja Valeri Simpson, Stivi Uonder etj. Ky kompeticion për mua është thjesht një aventurë në listën e shumë aventurave që planifikoj t’i bëj. (Qesh)

– Çfarë do t’i thuash publikut?

– I falënderoj shumë të gjithë ata që më kanë uruar këto ditë dhe i ftoj të më ndjekin në vazhdim në rrjetet sociale sepse do të postoj gjithçka ekskluzive në adresat e mia elektronike, në Facebook, Tuitter, Instagram; aty do të kenë të gjitha të rejat e mia: @linditaworld

– Do të na japësh intervistë kur të bëhesh artiste me famë botërore?

– Provojeni një herë pasi të ndodhë. (Qesh)

– Suksese më tej, e dashur!

– Faleminderit shumë për intervistën, Sava. Ju kam shumë xhan!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arlind Ajeti: Ku e gjeta forcën për të reaguar...

Next Post

Endrit Hoxhaj: Me “Touch Fashion” do sjellim modën e vërtetë

Advertisement