Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

E bllokuar në ashensor

– Ç’do të thotë ta shikosh veten sikur je bllokuar në ashensor dhe nuk del dot prej aty, ose kur do të ecësh dhe ndihesh e bllokuar? Faleminderit.

– Nëse ëndërroni se jeni të bllokuar ose nëse nuk keni mundësi të lëvizni, ka shumë mundësi të ndodheni në një situatë ku nuk keni mundësi ose nuk arrini dot të gjeni një zgjidhje. Gjithashtu, juve ju jepen shumë mundësi të reja në jetë, por këto që ndiheni të bllokuar, i zgjidhni vetë. Ju pëlqejnë sfidat dhe gjërat e vështira, ndaj edhe në jetën reale gjendeni shpesh ashtu si në ëndërr. Nëse ndjeni që keni ngecur në diçka dhe nuk po dini t’i jepni drejtim, keni nevojë të kërkoni ndihmën e dikujt, një mendim, një orientim etj. Është më shumë një ëndërr këshilluese sesa parashikuese, sepse ajo tregon si jeni aktualisht.

Advertisement

 

Ndahem nga i fejuari

– Shoh shumë shpesh në ëndërr sikur ndahem nga i fejuari. Kjo ëndërr ka filluar të më shqetësojë shumë dhe më ka zënë ankthi. Pres një përgjigje nga ju, nëse mundeni, brenda javës. Faleminderit.

E nderuar lexuese, kjo lloj ëndrre, kur ju shfaqet kaq shpesh, ka më shumë se një kuptim. Në rastin tuaj, tregon një lloj pasigurie ose pakënaqësi në lidhje me partnerin që keni në krah. Mund të jetë një mënyrë për t’i dërguar një mesazh të pandërgjegjshmes tuaj, duke ju thënë se ajo që e mendoni të sigurt, mund të jetë shumë më e paqëndrueshme sesa e pranoni. Mund të jetë edhe krejt e kundërta, që ju vetë ndiheni jo shumë e sigurt me këtë lidhje. Pra, ka diçka që çalon në marrëdhënien tuaj dhe këtë gjë ju e dini shumë mirë. Nëse ndjeni pasiguri, duhet të flisni me të dhe të mos ia lini asgjë kohës. Sa më shumë kohë të kalojë dhe ju të mos flisni, aq më shumë mund të rëndohen gjërat. Uroj të mos jetë ky parashikim, por nisem gjithnjë nga fakti që e shikoni shpesh këtë ëndërr.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Buka e majmunit

Next Post

Më ka rënë shumë gjoksi. A ka ndonjë ushtrim për të?

Advertisement