Kjo është një recetë e thjeshtë, vetëm me dy përbërës, që mund të realizohet në çdo kohë. Me recetën e mëposhtme bëhen 9 kekë (pancakes) me diametër 10 cm.

 

Përbërësit

2 vezë të mëdha

1 banane e madhe, e pjekur, por e fortë

 

Përgatitja

Qërojeni bananen dhe shtypeni me pirun. Aty shtoni vezët, të cilat i përzieni mirë me rrahëse, derisa të bëhen si shkumë. Brumi do të dalë pak më i hollë se brumi i zakonshëm i kekëve. Skuqini në një tigan të vogël, të lyer me gjalpë ose vaj, duke i kthyer nga të dyja anët. Shërbejini me feta bananesh, çokokrem, etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here