Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më rëndojnë shumë muskujt pas ushtrimeve…

 

– Shpesh më ndodh që pas ushtrimeve të ndihem tmerrësisht e rënduar. Më rëndohet qafa, më fillon dhimbja e mesit dhe këmbët i ndjej aq të rënduara sa mezi eci. Çfarë ushtrimesh më sugjeroni që t’i çlodh dhe t’i largoj këto probleme që kam?

Mario, instruktor:  – Së pari, do t’ju thoja që ne shkojmë në palestër dhe bëjmë ushtrime që të ndihemi të çlodhur dhe jo të rëndohemi më keq, ndaj duhet të kontrolloni mënyrën si stërviteni, nëse po bëni ushtrimet e duhura dhe sa kohë u kushtoni atyre. Ndoshta e teproni në të ushtruar ose keni ndonjë problem shëndetësor të brendshëm, që ju bën të mendoni se e kanë fajin ushtrimet. Kur ushtroheni, është normale të ndjeni pak rëndesë, por jo të zgjasë dhe të jeni përherë kështu. Maksimumi mund të ndodhë 24 orët e para pas stërvitjes për një muskul të caktuar, por më pas ndihesh shumë e lehtësuar dhe në formë të përkryer.

Advertisement

Kur ndjeni që e keni qafën të ngurtësuar, bëni disa ushtrime për ta lehtësuar. Qëndroni në këmbë drejt dhe lëvizeni ngadalë qafën para e mbrapa dhe në formë rrethore. Nëse edhe pas kësaj ndjeni dhimbje, ndoshta mund të keni ftohje muskulare. Përsa u përket ushtrimeve për mesin, mos e ngarkoni veten me shumë pesha dhe mos bëni lëvizje të shpejta. Mesi është shumë delikat, ndaj edhe për largimin e dhimbjeve duhet të bëni ushtrime të lehta e pa pesha. Bëni ushtrimet bazë që bëhen në fitness për mesin, palosje para dhe qëndrim drejt, ushtrime të tipit streçing. Nëse keni vazhdimisht dhimbje mesi, ju duhet një kontroll te mjeku specialist. Edhe për këmbët e rënduara vlen e njëjta gjë; bëni streçing para e pas ushtrimeve dhe mos bëni ushtrime nëse ndjeni ato që thoni në letër. Pa u qetësuar muskujt, mos bëni asnjëherë ushtrime. Punoni me ndonjë muskul tjetër dhe jo me atë që ju dhemb. Unë ngul këmbë në faktin që ju mund të keni ndonjë problem shëndetësor dhe nuk e keni kuptuar. Ndryshe, ndryshoni programin e ushtrimeve duke u konsultuar me instruktorin që ju ndjek.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement