– I nderuar Doktor Evi, kam një vit që jam martuar dhe ende nuk kam fëmijë. Po përdor ilaçin spermotrend, por akoma nuk kam asnjë rezultat. A është e mundur që nëpërmjet këtyre ilaçeve të arrij të bëhem me fëmijë? Dua të kontaktoj me ju, ndaj më jepni një numër telefoni.
– I nderuar lexues, duke qenë se keni një kohë kaq të gjatë që merrni ilaçe dhe akoma s’keni marrë një rezultat, më duhet t’ju them të më kontaktoni nga afër dhe për këtë më gjeni në këtë numër telefoni: 0682213329. Ju duhet të bëni një vizitë të hollësishme bashkë me partneren për të gjetur shkakun e mosrealizimit të shtatzanisë. Megjithatë, mos u dëshpëroni; sot mjekësia shkencore ka arritur të bëjë me fëmijë edhe ata prindër që e mendonin të pamundur këtë gjë.
– Jam 20 vjeçe. Kur kryej marrëdhënie seksuale me të dashurin, lagem, por vetëm kaq. Ju lutem, më thoni, çfarë problemi kam?
– Ka shumë femra që arrijnë në orgazëm kështu si ju. Nuk keni asnjë problem, kërkoni dhe ndihmën e të dashurit që të zgjasë më shumë përkëdheljet para aktit seksual dhe t’ju përkëdhelë në pikat tuaja më të dobëta, në mënyrë që të arrini në orgazëm siç dëshironi ju.
– Doja t’ju pyesja për virgjërinë. Është hera e parë që kryej marrëdhënie seksuale, por sipas të dashurit tim, unë jam akoma e virgjër, sepse më thotë që “të ruaj, nuk jam futur shumë”. A është e vërtetë kjo gjë, sepse as gjakderdhje nuk pata?!
– Nëse i dashuri juaj ka penetruar brenda jush, pak ose shumë, kjo do të thotë që nuk jeni më e virgjër. Ka shumë femra që kryejnë marrëdhënie seksuale dhe nuk kanë gjakderdhje, ose mund ta kenë gjakderdhjen disa ditë më pas, ose pas 24 orësh. Pastaj, jeni ju vetë që duhet ta dalloni këtë, ju nuk e ndjeni se diçka futet brenda trupit tuaj, a keni patur dhimbje, djegie etj.?! Jeni ju vetë që duhet ta kuptoni këtë gjë, nuk jeni fëmijë përderisa keni shkuar drejt marrëdhënies seksuale.