Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Floriana Garo: Po jetoj ëndrrën e fëmijërisë…

E bukur, sharmante dhe me aksesorin që e personifikon tashmë: buzëqeshjen… Floriana Garo e tillë vjen edhe në këtë bisedë të ngrohtë të bërë në këto ditë të ftohta dimri. Kur dy femra bëhen bashkë, ajo për të cilën flasin më së shumti është moda, por ne kemi prekur pak nga të gjitha temat për të sjellë te ju mjaft ngjyra nëpërmjet kësaj interviste. E gjendur mirë mes pyetjesh që i pëlqejnë, Floriana na dhuron sinqeritet dhe… buzëqeshje!

 

Mia Buci: – Floriana, çfarë do të përcjellësh në “Jo vetëm modë” sot?

Advertisement

Floriana Garo: – Një speciale shumë interesante për qendrën profesionale “Grace” për modeling, artistë grimi dhe figura televizive. Më vjen mirë që edhe në Shqipëri po startojnë kurse të tilla për të apasionuarit e kësaj fushe. Emisioni këtë javë do të jetë pak më i shkurtër, për shkak të Këngës Magjike.

– Ti tashmë identifikohesh me këtë emision. E përkufizon ai Florianën apo për këtë, duhet shumë më shumë se kaq?

– Natyrisht që emisioni më përfaqëson, pasi bëhet sipas shijeve të mia dhe mbart ato gjëra që unë i pëlqej dhe i konsideroj të denja për t’u promovuar, por unë kam edhe anën tjetër që nuk shihet në televizion, atë anë që nuk ka të bëjë vetëm me sipërfaqësoren.

– Buzëqeshja jote besoj se është një element i fortë që ka ndikuar në krijimin e imazhit të Florianës së ëmbël. Cila është pika tjetër e fortë e paraqitjes tënde?

– Gjatësia, pasi kjo tërheq vëmendje. Jam 180 centimetra. Shpeshherë njerëzit që më shohin live për herë të parë, habiten.

– Duke të parë, shumë do të ishin gati të betoheshin se ti nuk bëhesh kurrë me nerva…

– Mundohem të jem e qetë dhe e ftohtë, por natyrisht, ndodh që nervozohem. Unë ndikohem emocionalisht vetëm nga njerëzit që dua dhe që vlerësoj.

– Është krijuar përshtypja sikur ti je ajo vajza e shtruar që nuk vuan për protagonizëm, e sigurt në atë që do dhe që e ka marrë seriozisht televizionin. Sa qëndron kjo përshtypje?

– Faleminderit. Qëndron, në fakt. Nuk mund të them se nuk kam momente dilemash dhe dyshimesh, por investoj në atë që bëj dhe e lë punën të flasë vetë. Unë bëj më të mirën time; të tjerat nuk varen vetëm nga unë.

– Nuk janë të pakta rastet kur vajzat e televizionit kanë depërtuar edhe në kinema. Mund të jetë edhe kjo një nga sfidat e tua të radhës?

– Me kënaqësi, nëse do të ishte një skenar i mirë, i drejtuar nga njerëz seriozë.

– Ritmi me të cilin i jeton ditët…

– I shpejtë. Kam një axhendë së cilës nuk i shpëtoj dot lehtësisht.

– “Jo vetëm modë” më tepër e konsideron angazhim apo pjesë interesante të jetës tënde televizive?

– Është pjesë e imja. Krahas të qenit punë, shpreh edhe pasionet e mia për temat e ndryshme që trajtoj në emision.

– Ke në mendje ndonjë projekt të ri apo e ke gjetur veten më së miri në këtë format?

– Ky format është mjaft impenjativ dhe nuk më lë shumë kohë të merrem me projekte të tjera afatgjata. Në të ardhmen mund ta ndryshoj pak strukturën e “Jo vetëm modë”, por në thelb do të mbetet ky që është. Intervistat dhe specialet jashtë studios janë ato që e bëjnë më interesant emisionin.

– Edhe në saje të emisionit, ti udhëton në shumë vende, njeh shumë njerëz të famshëm, stilin e tyre të jetesës… A do të ishte jeta jote më e bukur nëse do të bëje jetën e tyre?

– Jo, unë jam shumë në rregull me jetën që kam. Është pikërisht ajo që kam dashur të bëj.

– Midis një udhëtimi për Krishtlindje dhe një nate të qetë familjare në shtëpi, do të zgjidhje…

– Një udhëtim, me siguri! Me pëlqen të dal herë pas here jashtë rutinës. Pastaj, ku ka më bukur se një udhëtim për Krishtlindje?

Sa i frekuenton qendrat esetike, sallonet e bukurisë?

Nuk i frekuentoj shumë, pasi nuk gjej shumë kohë. Bëj vetëm trajtimet bazike. Mirë është që një vajzë të jetë sa më e kuruar, por kjo nuk do të thotë t’i kalojë ditët vetëm në qendra estetike.

Je një dëgjuese e mirë e atyre që zgjedhin të flasin me ty apo e anasjellta?

Po, besoj se jam një dëgjuese e mirë. Më duhet të jem, pasi në intervista është thelbësore të dëgjosh çfarë ka për të thënë i ftuari. Të njëjtën gjë bëj edhe në jetën private. Përgjithësisht, nuk jam unë ajo që flet shumë.

Çfarë bën për t’i bërë njerëzit pranë teje të ndihen mirë?

I dëgjoj, iu rri pranë dhe iu jap vëmendjen dhe përkushtimin tim maksimal.

Cila do të ishte sakrifica më e madhe që do të bëje për karrierën?

Unë nuk mendoj se njeriu duhet të bëjë sakrifica të jashtëzakonshme për karrierën. Unë bëj sakrifica për atë që mua më përmbush dhe më bën të ndihem mirë. Nëse kjo është karriera, pastaj nuk quhet aspak sakrificë.

Si do të reagoje ndaj zhgënjimit prej dikujt?

Nuk do ta mbaja më pranë vetes.

Sa vajzë për shtëpi është Floriana?

Nuk shquhem për punë shtëpie, por më pëlqen rregulli dhe pastërtia.

Lajmi më i freskët që ke marrë vesh…

Që Mark Zuckerberg do të dhurojë thuajse 99% të pasurisë së tij për bamirësi. Kjo tregon se ka disa njerëz që nuk i intereson aspak pasuria e jashtëzakonshme dhe realisht, duan një botë më të mirë për fëmijët e tyre. Është frymëzuese!

Cila është shqisa jote e gjashtë?

Intuita.

I jep më shumë hapësirë zemrës apo arsyes?

Po më pëlqejnë këto pyetjet e tua filozofike! (Buzëqesh) Mundohem t’i balancoj të dyja.

Sa herë futesh në një ambient të panjohur, plot me njerëz, çorientohesh apo ecën e sigurt në vetvete?

Në fillimet e mia në televizion, ndihesha më e ndrojtur. Tani jam shumë më e sigurt dhe me vetëbesim.

– Cili është reagimi që shkakton?

– Përgjithësisht, në kthim, marr vëmendje.

Një situatë e sikletshme në të cilën je gjendur së fundmi?

Një keqkuptim në punë, me një të ftuar në emision, por që e zgjidha. Situatat e sikletshme mundohem të mos i përjetoj shumë.

Çfarë të thotë më shpesh mami kur të telefonon?

Mami më telefonon gjatë gjithë kohës. Ajo jeton në Durrës dhe unë flas me të 2 ose 3 herë në ditë dhe vazhdimisht ankohet që unë jam shumë e zënë dhe nuk ia var. Nuk është fare e vërtetë!

Personi, emrin e të cilit e ke regjistruar me nofkën më qesharake apo të çuditshme në celular?

Askujt. Unë jam natyrë serioze.

Kur ishe e vogël, çfarë mezi prisje të bëje kur sapo të rriteshe?

Të bëhesha Miss dhe gazetare. Është e çuditshme që po jetoj ëndrrën e fëmijërisë. Kisha edhe një periudhë që doja të bëhesha astronaute, por nuk isha mjaftueshëm e zonja për këtë profesion. Shkenca nuk ka qenë ndonjëherë pika ime e fortë.

Nëse do të shkoje për pushime me mikesha, cili do të ishte vendi i përsosur?

Po mendoj tani një vend me borë, ku mund të qëndronim në një shtëpi druri, të ngroheshim pranë oxhakut dhe të pinim verë. (Buzëqesh)

Personi me të cilin kuptohesh vetëm me një shikim?

Mamaja ime. Ajo më thotë që më njeh në çdo qelizë.

Cili është një ritual i yti që dita të të ecë mbarë?

Kafja turke dhe lëngu i portokallit në mëngjes.

Pjesa më e bukur e ditës?

Xhirimet dhe intervistat me njerëz frymëzues që ndajnë me mua historitë e tyre të suksesit, sfidat dhe mësimet që kanë marrë në jetë.

Lidhja jote me modën përkthehet në faktin që nga shopping-u kthehesh me shumë çanta nëpër duar?

Jo. Unë nuk jam aspak maniake e shoppingut. Kam patur fatin që me punën që bëj të kem mjaftueshëm veshje e aksesorë dhe as nuk më shkon mendja të bëj shopping. Më pëlqen pa dyshim ndonjë gjë e veçantë që do të doja ta kisha gjithmonë, si ndonjë bizhuteri të bukur. Megjithatë, i ndjek blogjet e modës dhe jam e përditësuar me trendet e sezonit, pavarësisht se për vete më pëlqejnë gjërat pa kohë.

Jo vetëm modë… por çfarë tjetër?

Pasion, jetë, dashuri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Paloma shtrohet në psikiatri

Next Post

Starova: Derbi i ka të gjitha rezultatet brenda

Advertisement