POPULLI SHQIPTAR PO NDËRGJEGËSOHET PËRDITË E MË SHUMË! Nga Fadil Shyti
Shkas për këtë shkrim, u bë ky njoftim, lexo linkun: http://www.vetevendosje.org/…/falsifikimi-i-vendimit-te-gj…/
-Populli shqiptar përditë e më mirë po e kupton qartë e më qartë se, PARALAJMËRIMET e opozitës së quajtur, LVV-je; për shumë padrejtësi që i bëheshin ndër vite Kosovës, nuk ishin huqe tekanjoze, nuk ishin etje për pushtet, të udhëheqësve as aktivistëve të saj, sipas motos:”për të ardhur në pushtet mos të kursehen të gjitha mjetet”: propaganda, premtimet, mashtrimet fyerjet, etiketimet e të tjera dukuri të poshtra politike dhe jo vetëm politike, ashtu siç ka vepruar dhe po vepron pozita e sotme.
-VV-ja, prej kohësh, që prej themelimit të saj (2005), i ka PARALAJMËRUAR, fatkeqësitë dhe rreziqet për Atmëmëdheun tonë. -Dhe, jo vetëm kaq; por ajo me të gjitha mundësitë mendore dhe fizike, (me trupat e udhëheqjes dhe veprimtarëve të saj; në rrugë dhe në Kuvendin e Kosovës ,-është përpjekur t´i pengojë dhe t´i eliminojë këto fatkeqësi dhe rreziqe. -Ashtu, kurdoherë i ka mbetur dhe po i mbetet besnike elektoratit të saj, për një Kosovë të lirë, sovrane, të barabartë , të përparuar dhe të ribashkuar me Nënën Shqipëri. -Por, fjala e urtë popullore : “Me një lule nuk çelë pranvera”; -më së miri i shkon kësaj Organizate Politike me vizione të qarta të së sotmes dhe ardhmërisë sonë kombëtare, shqiptare Albini ynë me një rast, pat deklaruar: “Ne nuk mundëm ta ndalim krejt të keqen, por e ngadalësuam atë, e penguam atë”!… -Përballë të gjitha akuzave të pavend dhe tejet monstruoze, përkundër ndjekjeve të persekutimeve, burgosjeve, përkundër fyerjeve dhe etiketimeve më të liga, që armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre në pushtet, i vërsuleshin dhe po i vërsulen pamëshirë;-VV nuk ndalonte, nuk po ndalon,-as e ka ndërmend të ndalojë;-gjersa, ta ndalojmë, ta eliminojmë të keqen e Kosovës, kësaj pjese të Shqipërisë. -Tashmë, kur punët e prapësive të qeverisë së Isë Hashimit, populli ynë po i kupton i qartë, ato punë prapësie të kapjes së shtetit, po thuajse në të gjitha levat e tij; populli shqiptar po bashkohet si një trup, rreth Flamurit Kuqezi, me VV, por edhe me Opozitën e Bashkuar Shqiptare,-prandaj, kemi besim të plotë dhe fort të arsyeshëm që, nga ky bashkim i pathyeshëm: -kjo e keqja e madhe, qeveria kuislinge dhe të gjitha të këqijat si “Zajdenica” dhe Demarkacioni, nga qëndresa gjithëpopullore, do ta thyejnë kokën, -Padyshim do të ndalohen, do të eliminohen,do të shuhen nga skena politike, ushtarake, ekonomike dhe gjeostrategjike e Serbisë dhe miqve të saj shqipfolës në Prishtinë dhe më tej në Europë, Rusi, Athinë, e gjetiu. Përpara VV! Përpara opozitë e bashkuar në Kosovën Shqiptare! Lavdi dëshmorëve të atdheut! 14 Janar, 2016