Mushkonjat bëjnë 500-1000 lëvizje të krahëve në sekondë, grerëza 130-240, flutura: 5-9. Rekordin e mban mushkonja Forcips, krahët e së cilës lëvizin më shumë se 2 mijë herë në sekondë, duke përshkuar distanca të tëra kilometrike…
“Skeletet” e pilivesave që janë zbuluar gjatë kërkimeve arkeologjike tregojnë se këto insekte i takojnë periudhës së Jurasit dhe se ato kanë qenë më të mëdha. Skeleti më i madh është ai i “permiana-s që ka patur përmasa fletësh më të gjata së 720 centimetra. Pilivesat janë insektet më të shpejta në botë. Zakonisht, ato janë në gjendje të fluturojnë deri në 30 kilometra në orë, por ky është fluturim i zakonshën, ndërsa në raste të veçanta, kjo shpejtësi arrin deri në 57 kilomera në orë.
Merimanga më e madhe në botë është ajo që quhet “zogngrënëse”. Ajo u zbulua në vitin 1996 në Venezuelë. Karakteristika e saj kryesore janë llapat 28 centimetra të gjata.
Flutura e natës më e madhe në botë, është ajo që i përket familjes “Noctuidae” dhe që arrin përmasat e krahëve 35 centimetra të gjatë, ndërsa më e vogla është ajo e pyjeve tropikale. Gjatësia e krahëve të saj arrin në 2 metra.
Insekti më i madh ka qenë një prokovaç, i cili ka banuar 400 milionë vjet përpara në ujërat e deteve dhe të oqeaneve. Ai arriti një gjatësi trupore deri në afro 3 metra. Shtrirja e krahëve të tij arrinte deri afro një metër.
Sipas të dhënave të fundit, një milingonë përdor për të shtrënguar nofullat e veta një forcë 300 herë më të madhe sesa pesha e trupit të vet. Ajo, e ngarkuar, ecën me një shpejtësi deri në 100 kiometra në orë. Ajo i përdor nofullat jo vetëm për të shtrënguar ushqimin që transporton, por edhe si pompë për të spërkatur me një solucion biologjik rrugën nga kalon, në mënyrë që atë rrugë ta ndjekin edhe shoqet e veta.
Krimbi i shiut që banon në Australi dhe që zakonisht nuk është më i gjatë se 30 centimetra, kur bie shi, arrin një gjatësi trupore prej më se tre metrash dhe një trashësi sa gishti i madh i dorës. Ky krimb arrin ndonjëherë gjatësinë prej 15 metrash, duke zënë kështu vendin e parë në botë.