– Përshëndetje doktor. Jam një djalë 24 vjeç. Para dy muajsh më është mpirë këmba duke ndenjur. Nuk e di se pse më ndodhi. Që prej asaj kohe më mpihet ose kam dhimbje vetëm në të djathtën kur qëndroj në këmbë ose kur ulem, por jo gjithmonë. Kjo gjë po më shqetëson shumë. Çfarë duhet të jetë ky problem?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja jo të plota, shkaqet e këtij shqetësimi që ju keni mund të jenë nervore, ose të lidhura me ndonjë ngacmim në SNQ (sistemi nervor qendror), si për shembull stres, goditje infeksioni etj. Për sqarimin e shkaqeve do t’ju këshilloja një konsultim me mjekët neuropsikiatër të rrethit tuaj, ose këtu në Tiranë dhe më pas duhet t’i nënshtroheni bërjes së disa analizave të tilla, si për shembull: EEG-ja, skaneri (CT) i kokës, ose rezonanca e kokës. Vetëm pas zbulimit të shkakut, ju duhet t’i nënshtroheni një mjekimi të caktuar. Së fundi, ju uroj shërim të shpejtë.