Kulla Eifel në Paris është sinonimi i vetë qytetit. Por, çfarë dini ju për të?
- Ajo është ndërtuar në vitin 1889 për të shënuar 100 vjetorin e Revolucionit Francez.
- Gustav Eifel nuk ishte arkitekti i kullës. Ai ishte inxhinieri, kompania e të cilit dizenjoi kullën.
- U deshën dy vjet që disa qindra punëtorë të bashkonin hekurat e kullës.
- Ajo nuk ishte parashikuar të ishte e përjetshme; plani ishte të prishej pas 20 vjetësh.
- Kulla luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Parë Botërore. Një transmetues radioje u vendos në kullë, për të bllokuar komunikimet me radio të gjermanëve, duke penguar përparimin e tyre në Paris.
- Dikur, ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë.
- Ka më shumë se 40 kopje të tjera të saj nëpër botë.
- Kur jashtë bën ftohtë, kulla tkurret.
- Që prej hapjes, ajo është vizituar nga afro 250 milionë njerëz.
- Çdo shtatë vjet, ajo lyhet e tëra me bojë.
- Në katin e tretë të saj ndodhet një apartament.
- Natën, ajo ndriçohet nga 20 mijë llamba.