Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fatos Malaj: Arogi, nënshtetësia greke dhe lejet emigrantët shqiptarë!

Fatos Malaj: Arogi, përkrahje për emigrantët shqiptarë!

Fatos Malaj, ekspert për politikën e emigracionit dhe president i organizatës Arogi (Përkrahje)

– Para disa muajsh u vunë në zbatim dispozitat e reja për emigracionin në Greqi. Cilat janë anët pozitive që përmbajnë ato?
– Anët pozitive të ligjit të ri Nr.4332 janë të shumta. Së pari, sepse nga ky ligj përfitojnë afërsisht 150 000 emigrantë, më konkretisht të gjithë ata që kishin humbur të drejtën e lejes së qendrimit, gratë e emigrantëve që kishin lindur fëmijë këtu në Greqi, por prej vitesh ishin të paligjshme, si dhe mijëra e mijëra emigrantë të brezit të dytë që marrin nënshtetësinë greke.
– Cilat janë hapat që duhen ndjekur për marrjen e nënshtetësisë greke?
– Për marrjen e nënshtetësisë greke, në parim, janë dy mundësi, marrja si brezi i dytë i familjeve të emigrantëve edhe marrja si emigrant i brezit të parë, i ardhur në Greqi. Të dyja rastet ndahen në disa kategori. Në kategorinë e parë hyjnë fëmijët e emigrantëve të cilët kanë lindur në Greqi. Këta e përfitojnë nënshtetësinë me hyrjen në klasën e parë të sistemit arsimor grek. Këtu hyjnë fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi, por kanë mbaruar 9-vite shkollë nga klasa e parë, ose kanë përfunduar 6 vite shkollë gjimnaz-lice, ose kanë mbaruar arsimin e lartë në Greqi me provime të maturës greke.
Marrja e nënshtetësisë për brezin e parë është disi më e vështirë, sepse ata që kanë mbushur 10 vite të ligjshme në Greqi, kalojnë në provim për historinë edhe gjuhën greke.
– Ndryshime janë bërë sipas ligjit të ri edhe për prindërit që kanë lindur fëmijë në Greqi. Në ç’mënyrë e përfitojnë lejen ata?
– Prindërit që kanë lindur fëmijë në Greqi, për të përfituar leje qëndrimi, duhet të paraqesin certifikatën e lindjes së fëmijës i cili ka lindur në Greqi para datës 9.7.2015, lejen e qëndrimit të fëmijes, lejen e bashkëshortit dhe siguracionin e shëndetit. Ligji jep edhe një mundësi për ata që janë divorcuar, ose kanë fëmijë jashtë martese. Edhe ata përfitojnë nga ky ligj, duke paraqitur të njëjtat dokumente, madje pa lejen e bashkëshortit.
– Çfarë bëhet me ata prindër, fëmija i të cilëve ka lindur pas datës 9 korrik 2015?

Advertisement

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Florim Flori Gega: Se sa i talentuar je, e vendos publiku!

Next Post

Mirela Kumbaro: Përse ia dhamë çmimin “Vrimës”

Advertisement