Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Disa këshilla për të evituar varësinë nga sheqeri

Keni dëshira impulsive për të ngrënë të ëmbla dhe doni t’i kontrolloni? Keni të drejtë, pasi sheqeri është si një lloj droge: Sa më shumë të hani, aq më shumë ju shtohet dëshira për ta ngrënë. Së pari, është e rëndësishme të kuptoni pse e keni këtë lloj dëshire. Së dyti, sido që të jetë, duhet të keni parasysh se sheqeri i rafinuar është sot shkaku i parë i sëmundjeve të shumta që kanë lidhje me higjienën e të jetuarit: Diabetit, kolesterolit në rritje, obezitetit, uljes së mbrojtjes imunitare, kancerit, etj. Ja disa këshilla për ta konsumuar më pak…

 

Sheqeri “thërret” sheqerin

Advertisement

E para gjë që duhet të dini është se trupi ynë nuk është konceptuar për të konsumuar sheqerna të rafinuara. Kur ne hamë një ushqim të ëmbël, shtojmë gliceminë (nivelin e sheqerit në gjak). Nëse ky nivel shtohet shumë, atëhere bëhet i rrezikshëm. Trupi ynë, kjo makinë e perfeksionuar në maksimum, prodhon atëhere një hormon të quajtur insulinë, roli i të cilit është të ulë nivelin e sheqerit. Sa më shumë sheqer të hani, aq më shumë insulinë prodhon trupi dhe aq më shumë ulet glicemia. Si rezultat, pas disa orësh që keni ngrënë ëmbëlsira, do të keni uri dhe një dëshirë impulsive për të ngrënë përsëri sheqer. Kini parasysh, pra, këtë frazë: Sheqeri “thërret” sheqerin.

Mos e eliminoni fare nga dieta juaj

Mos e hiqni fare nga dieta juaj, sepse do ta ndjeni në nivelin psikologjik, por mundohuni ta evitoni në maksimum, sidomos në formën e rafinuar (ëmbëlsira, pije me sheqer, reçelna, etj). Largimi nga varësia është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, që duhet bërë pak nga pak, me etapa, në mënyrë që të mos “shpërtheni” psikologjikisht. Ja, disa këshilla për të evituar konsumimin e tepruar:

– Pakësoni progresivisht ëmbëlsirat (pijet freskuese, karamelet, drithërat e rafinuara).

– Identifikoni ushqimet e mira me sheqerna komplekse dhe fibra (drithëra integrale, bishtajore, fruta).

– Caktoni një periudhë çhelmimi, për shembull, 3 ditore, kur do ta eliminoni fare nga dieta juaj. Kjo do t’ju ndihmojë më pas për ta zgjatur këtë periudhë.

– Nëse ndjeni vërtet nevojë për sheqer, preferoni një sasi të vogël ëmbëlsire në fund të vaktit.

– Evitoni zëvendësuesit e sheqerit, sidomos aspartamin, që, me gjithë afirmimin e autoriteteve, është i dëmshëm për shëndetin.

– Evitoni produktet e ashtuquajtura light (të lehta). Disa pacientë ankohen se nuk arrijnë të bien në peshë, ose ta stabilizojnë atë. Pas një studimi të thelluar të rastit të tyre, kam kuptuar se këta persona ishin konsumues të mëdhenj të ëmbëlsuesve dhe produkteve light. Megjithëse këto produkte kanë pak ose aspak kalori, ata e nxisin organizmin të konsumojë më shumë sheqer dhe i hapin portën grumbullimit të tij në gjak, duke mbajtur gjallë edhe varësinë për gjërat e ëmbla. Reduktojini sa më shumë; nëse jo, preferoni ëmbëlsues natyralë si stevia, ose shurupi i agaves.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkolla e besimtarëve myslimanë

Next Post

Në akullnajat e përjetshme, zbulohet një virus i jashtëzakonshëm

Advertisement