Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ariana Grande: Nuk i them jo, atdheut të Rita Orës!

 

 

Ariana Grande është emri më i lakuar në botën e muzikës botërore. Ajo sapo mori vesh që jemi nga vendlindja e Rita Orës, nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve tona, të cilat iu dukën shumë, por që ajo iu përgjigj me shumë dashamirësi. Ariana Grande është 22 vjeçe dhe i pëlqen aktrimi po aq sa muzika, por ajo ka edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë ekskluzivisht, juve!

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Ariana, përshëndetje nga Shqipëria!

Ariana Grande: – Përshëndetje, Ariana Grande është me ju! (Buzëqesh)

– Çfarë di ti për Shqipërinë?

– Nuk është se di shumë… (Buzëqesh) Di që është vendlindja e Ritës dhe kam dëgjuar që është një vend i bukur. Ndoshta në të ardhmen do të vij edhe unë në vendin tuaj. Ku i dihet?!

– Po që ke shumë fansa shqiptarë, e di?

– Oh, faleminderit. Jo, nuk e dija…

– Të gëzon ky fakt?

– Sigurisht që gëzohem kur mësoj se kam fansa në të gjithë botën, që më duan për atë që jam, që më përlotin dhe më lumturojnë gjithmonë.

– Sigurisht, sukseset botërore nuk janë privilegj i çdokujt. Në rastin tënd, jam kurioze të di, kur e kuptove që do të ishe një yll botëror i muzikës?

– Qëkur isha e vogël kisha shumë dëshirë, ndihesha e frymëzuar me muzikën dhe e apasionuar pas saj. Kur isha tetë vjeçe, mami më shoqëronte në shumë spektakle muzikore dhe kur pashë me sa pasion këndonte këngëtarja e atyre spektakleve, i thashë vetes: “Kur të rritem, do të bëhem këngëtare! Kjo është ëndrra ime dhe dua ta realizoj”.

Por ti edhe ke interpretuar në shumë seriale dhe filma. A nuk ishte edhe aktrimi një ëndërr?

Unë e dua aktrimin, por fakti që kam interpretuar në disa seriale që nga viti 2010, nuk do të thotë se jam një aktore e mirëfilltë. Aktrimi është diçka që vërtetë e dua dhe dua ta bëj sa më mirë dhe bukur.

– Kam dëgjuar që do të realizosh një këngë me Xhastin Biberin. Është e vërtetë?

– Oh, jo, edhe pse do të ishte shumë bukur. Ne do të realizojmë remiksin e një kënge apo diçka të tillë.

– Cilën nga këngët e tua e do më shumë?

– “My everything”, është një këngë që ia kam dedikuar gjyshit tim dhe është e preferuara ime.

– Kur të dërgova ftesën për intervistë, u tregove e gatshme për të biseduar së bashku për lexuesit tanë. Gjithmonë e tillë je?

– Eh, varet nga situata kur më ftojnë për intervistë. Nëse kam kohë, nuk ka pse të mos jem e gatshme. Nëse nuk kam kohë dhe kam gjëra të tjera për të bërë, kërkoj falje që nuk e realizoj dot intervistën. Por ju vini nga atdheu i Rita Orës, si mund t’ju thoja jo?! (Qesh)

– I ke marrëdhëniet e mira me mediat?

– Me disa po, me disa jo. Disa media mund të jenë vërtet të këqija sepse thonë gjëra që nuk janë të vërteta dhe shkaktojnë zhurma rreth meje, pa ditur të mësojnë të vërtetën që është pas dere, kështu që është pak a shumë një marrëdhënie e vështirë mes nesh. Për aq kohë sa të më respektojnë, edhe unë do t’i respektoj.

– Nëse kthen kokën pas, çfarë shikon?

– Asgjë, përveç disa kujtimeve. Nuk mund të shikoj pas gjithmonë, tani është e ardhmja ajo që ka rëndësi; e shkuara mbetet e shkuar.

– Thonë se është fat të jesh e bukur. Pajtohesh me këtë shprehje?

– Unë asnjëherë nuk jam pajtuar me faktin që një fytyrë e bukur është gjithçka; ajo që ka rëndësia është brendia. Është për të ardhur keq që njerëzit në ditët e sotme nuk duan të dinë se cilat janë cilësitë e vërteta të dikujt. Nëse ata e vlerësojnë njëri-tjetrin me fjalën “i/e bukur”, ata pa dyshim edhe do dalin bashkë, ama nuk do të kenë parasysh asgjë tjetër nga personaliteti i tyre. Kjo është e trishtueshme…

– Midis muzikës, dashurisë dhe familjes, cilën do të zgjidhje?

– Do të ishte shumë e vështirë për mua të ecja në jetë dhe të arrija këtu ku jam, nëse nuk do të kisha familjen, muzikën dhe dashurinë. Kam shumë nevojë për të treja këto në jetën time.

– Mos më thuaj që je singëll…

– Jo, nuk jam singëll. (Buzëqesh) Kam një lidhje shumë të bukur me dikë që e dua dhe ai ndjen të njëjtën gjë për mua. Kemi besim te njëri-tjetri. Është e vërtetë që kemi kaluar shumë pengesa, por ja ku jemi përsëri bashkë dhe kjo do të thotë shumë.

– Çfarë kanë të përbashkët dashuria, muzika dhe aktrimi?

– Nëse ti i bën mirë të treja këto, sigurisht që kanë lidhje mes tyre. Nëse di të duash, do t’i bësh gjërat me pasion dhe, nëse ka pasion, gjithçka realizohet. Gjithçka dhe të gjithë kanë nevojë për dashuri.

– Të pëlqen më shumë dita apo nata?

– Nata. Nuk e di pse më jep gjithmonë më shumë qetësi dhe rehati.

– Sa rëndësi i jep parasë?

– Të vërtetën?! Jo shumë. Nuk është gjithmonë shumë e rëndësishme sepse në fund do jetë vetëm një vlerë dhe asgjë më shumë.

– Çfarë është fama për ty?

– Realisht, nuk është se më intereson shumë të jem e famshme, dua të bëj muzikë, të bëj gjërat që dua, të jem e lidhur me fansat e mi sepse ata vërtet janë të familjes dhe të jem e lumtur. Kaq  dua!

– Çfarë të bën të buzëqeshësh?

– Gjithçka që ka të bëjë me jetën time. Dua ta bëj jetën time të vlejë me dashuri, dua ta jetoj jetën ashtu si të vijë dhe do t’i gëzohem çdo momenti të saj.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

25 prezervativë të rinj (për kënaqësi pa rrezik)

Next Post

Test: A di gjithçka për Vitin e Ri?

Advertisement