Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ëmbëlsirë me lajthi

25

Kjo është një recetë e lashtë franceze, që vjen nga Mesjeta. Dikur përgatitej me mish të zier, që përziej me qumësht të aromatizuar me bajame. Më pas u kthye në një ëmbëlsirë të ftohtë, më shpesh, me bazë bajamesh. Ne po jua sjellim në versionin me lajthi.

 

Advertisement

 

Përbërësit për 4-6 persona

150 lajthi të zhvoshkura nga lëkura

25 cl qumësht i paskremuar

1 lugë e gjysmë me xhelatinë pluhur ose 4 fletë xhelatine

35 cl pana e trashë

150 gramë sheqer pluhur

Vaj për formën

 

Përgatitje

Në një mikser, bluani mirë 150 gramë lajthi me qumështin për 1-2 minuta. Hidheni në një tas dhe lëreni të lëshojnë ekstraktet e tyre për 5 minuta. Gjatë kësaj kohe hidhni dy lugë supe ujë të nxehtë te xhelatina pluhur, përziejeni dhe lëreni të veprojë. Nëse përdorni fletë, zbutini pak më parë me ujë të ftohtë dhe pastaj shtrydhini para se t’i përdorni. Filtroni qumështin me lajthi në një sitë të hollë, sipër një tenxhereje dhe hidhni aty 12 cl pana dhe sheqerin. Vëreni në zjarr dhe rriheni vazhdimisht, derisa të trashet pak. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidhni xhelatinën e zbutur. Rriheni përsëri që të përziehet mirë dhe lëreni të ftohet. Lyeni me vaj një formë, ose 4-6 forma të vogla. Pjesën tjetër të panës rriheni derisa të bëhet marengë dhe përziejeni me delikatesë me përzierjen me lajthi. Hidheni këtë në një formë dhe lëreni të paktën 8 orë, ose gjithë natën në frigorifer. Për ta servirur, kthejeni mbrapsht nga forma në një pjatë dhe priteni në copa individuale, ose hiqeni nga format e vogla, ashtu si mund të bëni me një krem-karamel.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për ty… 

Next Post

Breanna, ylli shqiptar i pornografisë: Sepse, askush nuk e bën si unë!

Advertisement