Nëpunësit e një hoteli shohin dhe dëgjojnë shumë gjatë orës së tyre të punës. Megjithatë, disa nga gjërat e harruara që ata gjejnë kur pastrojnë dhomat, janë pa precedentë. Ja, cilat janë disa prej tyre:
- Mace. Në dhomën e një hoteli u gjet një kanistër me kotele të vogla, së bashku me një kartmonedhë 100$ dhe me shënimin e mëposhtëm: “Faleminderit që kujdeseni për macet. Do të kthehem pas një jave”. Siç mund ta keni kuptuar, nuk u kthye kurrë.
- Një çantë me 30 mijë $. Pronari i kësaj çante me siguri është kthyer mbrapsht për ta kërkuar.
- Një dhi e maskuar. Po, nuk po bëjmë shaka, një dhi e maskuar si Abraham Linkolni.
- Peshkaqen në vaskë. Në vaskën e banjos së një hoteli të quajtur “Tivoli Marina”, u gjet një peshkaqen i pafuqishëm, i cili u rikthye menjëherë në mjedisin e tij natyror.
- Një fëmijë 18 muajsh. Për fat të keq, kjo nuk është shaka.
- Një set implantesh gjoksi. Kjo ka ndodhur në hotelin Travelodge Nevvscatle Centra, ku një amerikane po udhëtonte në Londër për një ndërhyrje kirurgjikale plastike dhe la pas diçka të rëndësishme.
- Mijëra arushë pelushi. Kjo ishte një dhomë e mbushur plot me arushë pellushi, që në fund iu dhuruan Institutit të Kërkimeve kundër Kancerit në Britaninë e Madhe.
- Një protezë prej ari. Si duket, një udhëtari i kishin tepruar disa diamante dhe arturina e vendosi të bënte një protezë prej ari, me vlerë 8 mijë euro, të cilën më pas e harroi në hotel.
- Një gjarpër. Kjo gjë me siguri e ka bërë me dhimbje koke atë që e ka gjetur.